Kinoa me kungullesha dhe patëllxhan
Një pjatë e shijshme dhe e shëndetshme me kinoa (quinoa), mbretëreshën e të gjitha drithërave Përbërësit e nevojshëm: - 1 patëllxhan, - 1 kungulleshë, - 2 domate të vogla, - 3 qepë të reja, - 2 speca të kuq, - 1 filxhan kinoa, - 1 filxhan majdanoz, - hudhra pluhur, - borzilok, - kripë, - vaj. Mënyra e përgatitjes:
Patëllxhanin dhe kungulleshat qëroni dhe pritni në kube. Specat dhe qepën grijeni imët dhe fërgoni në vaj të nxehur.
Shtoni patëllxhanin dhe kungulleshat. Kur të fërgohen, qitni 2 -3 filxhanë ujë. Kur uji të vlojë, shtoni hudhrën pluhur dhe kripën.
Kur perimet të zbuten, shtoni kinoan e pastruar.
Domaten kullojeni dhe shtojeni në të. Lëreni që edhe pak të zihen, disa minuta.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























