Pas ata kishin premierën e versionit të tyre të Beetle disa muaj më parë, kinezët duket se kanë vendosur për ta sjellë atë në Evropë.

Dhe para kësaj, ata vendosën të patentojnë dy versione të modelit në Zyrën Evropiane të Pronës Intelektuale (EUIPO).


Kjo është pikërisht ajo që bëri Great Wall Motors.

4d507c70 ae85 49f5 9681 2a181883d3ac

Volkswagen Beetle në interpretimin e ri quhet Punk Cat.

Ky është një model elektrik, dhe e vetmja e panjohur është se cili nga dy modelet e ekspozuara do të përdoret.

Aplikimi është aprovuar nga një organ evropian dhe është i vlefshëm për pesë vitet e ardhshme me mundësinë e zgjatjes në një maksimum prej 25 vjetësh.

742da4f7 c348 455a 9a2a c99306691c83

Interesante, Great Wall Motors në Kinë po bashkëpunon me BMW.

Sa i përket Volkswagen, ata kanë dhënë një deklaratë ku kanë thënë se po e shqyrtojnë këtë çështje në lidhje me shkeljen e modelit ose të drejtat e dizajnit të Volkswagen AG dhe rezervojnë të drejtën për të ndërmarrë veprime të nevojshme ligjore, citohet një përfaqësues i Volkswagen për Carscoops. /Telegrafi/