Kinemaja si hapësirë korporative: CineStar në Prishtina Mall po ndryshon mënyrën si zhvillohen eventet e biznesit

Në dekadën e fundit, pritshmëritë ndaj eventeve të biznesit kanë ndryshuar rrënjësisht.
Takimet rutinë po i lënë vendin përvojave më dinamike, të cilat synojnë t’i japin pjesëmarrësve një mjedis që nxit fokus, krijimtari dhe bashkëpunim.
Në këtë kontekst, CineStar në Prishtina Mall po sjell një qasje të re në Kosovë: Përdorimin e kinemasë si qendër profesionale ngjarjesh.
Modeli i ri që po adoptohet nga bizneset e vendit është i njëjtë me atë që ka fituar terren në disa prej tregjeve më të zhvilluara evropiane. Ideja është e thjeshtë, por e fuqishme.

Modelet e “business screenings” janë shndërruar në pjesë të pandashme të eventeve të brendeve të mëdha: konferenca të prezantuara në ekran gjigand, seminare me pamje të nivelit filmik dhe takime partnerësh të organizuara në ambiente që tejkalojnë formatin klasik të sallave të konferencave.
Ajo që e bën këtë format tërheqës është mënyra se si përvoja e kinemasë përshtatet me dinamikën e eventeve biznesore.
Një element që e dallon këtë format është mënyra se si e lejon organizatorin të kombinojë angazhimin profesional me një shije të mirëfilltë të argëtimit.
Shumë kompani tashmë po zgjedhin të organizojnë mbrëmje me karakter më të relaksuar, ku pjesëmarrësit fillimisht ndjekin prezantimin e kompanisë në një sallë të personalizuar e më pas shijojnë një shfaqje filmike të përzgjedhur posaçërisht për ta.
Për disa, kjo shndërrohet në një formë mirënjohjeje ndaj ekipit. Për të tjerët, në një mënyrë inovative për të prezantuar produkte të reja, për të mbajtur trajnime apo për të ndërtuar një lidhje më të ngushtë me partnerët.
CineStar në Prishtina Mall po e zbërthen këtë koncept përmes shërbimit “Business & Movie”, i cili u mundëson organizatorëve të krijojnë një ambient ku përditshmëria e sallave tradicionale, zëvendësohet me një përvojë të integruar audio-vizuale.
Për komunitetin e biznesit në Kosovë, ky model po i përgjigjet një nevoje në rritje. Me shtimin e ngjarjeve të rrjetëzimit dhe me kërkesën për prezantime të standardeve gjithnjë e më të larta, kompanitë po orientohen drejt hapësirave që ofrojnë kapacitet dhe infrastrukturë të nivelit ndërkombëtar.
CineStar është shndërruar në një nga këto zgjidhje, ku teknologjia, komoditeti dhe karakteri social i ambientit krijojnë një përzierje tërheqëse.
Edhe Telegrafi, në dy vitet e fundit, ka zhvilluar disa nga eventet e tij më të rëndësishme pikërisht në këtë ambient. Përvoja e këtyre ngjarjeve ka dëshmuar se kinemaja mund të funksionoj natyrshëm si një hapësirë profesionale, duke sjellë qartësi më të madhe në prezantime, përqendrim më të lartë të publikut dhe një atmosferë që i jep ngjarjes dimension të veçantë.


Më shumë rreth këtij shërbimi mund të gjendet në faqen zyrtare të CineStar:
https://cinestarcinemas-ks.eu/business-movies-633
https://www.vox-communications.com/en/event-centre/cinestar-event-centre/
















































