Site icon Telegrafi

Kinemaja dhe Teatri i Hapur i Prishtinës, jetëso ëndrrat e të rinjve

Prishtina, kryeqyteti i Kosovës ka një popullsi të larmishme, dinamike dhe ka një trashëgimi të pasur kulturore.

Megjithatë, qytetit i mungon një platformë e dedikuar për të rinjtë për të eksploruar dhe shprehur talentet e tyre në kinema dhe teatër.

Andaj ka nisur kampanja “Jetëso ëndrrat e të rinjve të Prishtinës”, për të mundësuar Kinemanë dhe Teatrin e Hapur për Rininë, për të rinjtë mbi moshën 10 vjeç, ku ata do të mund të eksplorojnë pasionin e tyre për kinemanë dhe teatrin.

Qëllimet e kampanjës janë:

Pajisja e hapësirës me projektorë, sisteme audio dhe ndriçim cilësor.
Krijimi i një ambienti të ngrohtë dhe të rehatshëm.
Mbështetja e punëtorive, shfaqjeve dhe performanca të vazhdueshme.

Ndryshe, kjo kampanjë e cila po organizohet nga Qendra Kulturore për Fëmijë (QKF) në Prishtinë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version