Site icon Telegrafi

Kina “në gjendje alarmi” pasi dy luftanije amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit

Kina thotë se është “gati për të mposhtur çdo provokim” pasi dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare në ngushticën e Tajvanit.

Një gjë e tillë vjen vetëm disa javë pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi rajonin – zyrtari i zgjedhur i rangut më të lartë amerikan që vizitoi këtë vend në më shumë se 25 vjet, përcjell Telegrafi.

Vizita e saj zemëroi Kinën, e cila e pa atë si një përpjekje të SHBA-së për të ndërhyrë në punët e saj të brendshme.

Lexo po ashtu Luftanijet amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit, që nga vizita e Nancy Pelosit

Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë që do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme.

Duke konfirmuar operacionin, marina amerikane tha se kryqëzorët Chancellorsville dhe Antietam kishin “kaluar nëpër një korridor në ngushticën që është përtej detit territorial të çdo shteti bregdetar”.

Operacioni demonstron përkushtimin e Amerikës për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, dhe ushtria amerikane fluturon, lundron dhe vepron kudo ku e lejon ligji ndërkombëtar, shtoi marina. /Telegrafi/

Exit mobile version