LAJMI I FUNDIT:

Kina mund ta marr kontrollin e Bitcoin

Kina mund ta marr kontrollin e Bitcoin

Bitcoin është i prekshëm dhe mund të sabotohet për shkak të ekspozimit të madh në Kinë, paralajmërojnë studiuesit.

Sipas një raporti të kompanive të sigurisë “Hacken” dhe “Gladius”, Pekini mund ta bëjë të padobishëm rrjetin e Bitcoin duke marr kontrollin e kompjuterëve që ruajnë monedhat digjitale, të cilat kryesisht janë të bazuar në Kinë.

Ndërsa, Bitcoin po rritet, kjo kriptovalutë po kërkon kompjuterë më të shtrenjtë dhe më të fuqishëm ku nënkupton që minierat kanë emigruar në atë pjesë të botës ku energjia elektrike është e lirë, veçanërisht në Kinë.


Rreth 77.7 për qind e “hashpower” (forca informatike prapa Bitcoin), tani bazohet në Kinë duke e lënë rrjetin e pambrojtur. Pjesa më e madhe e pajisjeve të specializuara që përdoren për minierën Bitcoin është bërë në Kinë.

“Është e qartë se çfarë mund të bëjë ky vend në rrjet. Bitcoin është i ekspozuar ndaj Kinës dhe qeveria mund ta sabotojë atë”, tha Vladyslav Makarov, autor i raportit, përcjell Telegrafi.

Transaksionet Bitcoin duhet të konfirmohen nga një konsensus i përdoruesve, i cili mbron monedhën nga sulmet kibernetike.

“Megjithatë, nëse njëra palë do të kontrollonte më shumë se gjysmën e fuqisë së saj të përpunimit, ata do të ishin në gjendje të manipulonin Bitcoin në një mënyrë që e bën atë të padobishëm”, thotë raporti.

Një sulm në rrjetin e kriptovalutave, potencialisht mund të ketë efekte shkatërruese. Edhe nëse nuk bllokohet plotësisht rrjeti, kjo mund të shkaktojë një krizë besimi që çon në uljen e çmimit të Bitcoin.

“Është e qartë se një sasi e madhe e përqendrimit të hashpower në një juridiksion të vetëm është e dëmshme për shëndetin e ekosistemit Bitcoin”, tha Hennadiy Kornev i “Hacken”.

Adam Anderson nga “Gladius”, tha se dëmtimi nga një sulm i tillë mund të kufizohet nga klonimi duke krijuar një version më pak të ndjeshëm ndaj ndikimit kinez. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori