LAJMI I FUNDIT:

Kina miraton shitjen e produkteve të mjekësisë tradicionale për të trajtuar COVID-19

Kina miraton shitjen e produkteve të mjekësisë tradicionale për të trajtuar COVID-19

Kina ka miratuar tri produkte të ilaçeve tradicionale kineze (TCM) për shitje për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19, njoftoi të mërkurën Administrata e Qeverisë për Produktet Mjekësore.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, agjencia përdori një procedurë të posaçme miratimi për tri produktet, të cilat “ofrojnë më shumë mundësi për trajtimin Covid-19”, citohet të jetë thënë në një deklaratë.

Produktet bimore vijnë në formë të grimcuar dhe kanë origjinën e tyre në “recetat e lashta kineze”, tha deklarata.


Ato u zhvilluan nga mjetet shëruese TCM që ishin përdorur herët në pandemi dhe që “u kontrolluan nga shumë akademikë dhe ekspertë në vijën e frontit”.

Megjithatë, siguria dhe efektiviteti i tyre ende debatohet në Kinë, ku ka edhe mbështetës dhe skeptikë.

Megjithëse shumë prej mjeteve shëruese në TCM janë përdorur për qindra vjet, kritikët argumentojnë se nuk ka asnjë provë shkencore të verifikueshme për të mbështetur përfitimet e tyre të supozuara.

“Mjekësia tradicionale është një thesar i civilizimit kinez që mishëron mençurinë e kombit dhe njerëzve të tij”, kishte thënë presidenti kinez Xi Jinping, vetë një avokat i njohur i TCM në një konferencë kombëtare në tetor të vitit 2019.

Gjatë gjithë shpërthimit të pandemisë, Xi ka nxitur në mënyrë të përsëritur mjekët të trajtojnë pacientët me një “përzierje të barnave kineze dhe perëndimore”.

Madje, siç thuhet më tej, dhjetëra mijëra pacientë me Covid-19 morën ilaçe bimore krahas barnave kryesore antivirale vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Aleksadanr Vuçiq po frikësohet, angazhon traktorët për ta mbrojtur presidencën nga protestuesit

Serbia
Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Çfarë duhet të dini për protestat e mëdha të sotme në Beograd dhe pse Vuçiq pretendon se do të ndodhë luftë civile

Serbia
Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Trump: Isha pak sarkastik kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Amerika
Trump me urdhër të ri ekzekutiv - pritet të preket Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

Trump me urdhër të ri ekzekutiv - pritet të preket Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë

Evropa
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut për komentet ndaj Trumpit

Amerika
Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Analisti serb, Janjiq: Vuçiq mund ta përdorë kundër protestuesve grupin e Radoiçiqit

Serbia
Kalo në kategori