LAJMI I FUNDIT:

Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak, në prag të samitit të NATO-s

Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak, në prag të samitit të NATO-s

Kina dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake vetëm pak milje larg kufirit polak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, manovrat, të koduara me emrin Falcon Assault, do të zgjasin deri më 19 korrik dhe po zhvillohen në një terren stërvitor pranë qytetit të Brest-it, tha ministria e mbrojtjes bjelloruse.

Stërvitjet po zhvillohen në prag të një samiti të NATO-s në Uashington, ku 32 vendet anëtare të saj – përfshirë Poloninë – do të takohen për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën.


Kujtojmë se Bjellorusia – ndoshta aleati më i afërt i Rusisë – e lejoi Moskën të përdorte territorin e saj si një nga pikat e nisjes për Ukrainën në vitin 2022.

“Ngjarjet që ndodhin në botë janë alarmante, situata është e shqetësuar, prandaj ne do të praktikojmë forma dhe metoda të reja të kryerjes së detyrave taktike”, tha gjeneralmajor Vadim Denisenko, shefi i komandës së operacioneve speciale bjelloruse.

Si pjesë e “stërvitjeve anti-terroriste”, personeli ushtarak kinez dhe bjellorus do të zgjidhin çështjet tejkalimit të barrierave ujore dhe kryerjes së operacioneve në një zonë të populluar, tha ministria e mbrojtjes bjelloruse.

Atje, trupat kineze mund të shiheshin duke zbritur nga një aeroplan dhe duke shkarkuar pajisjet në fotot e postuara në rrjetet sociale.

E Ministria kineze e Mbrojtjes tha se Bjellorusia mbajti një “ceremoni të madhe mirëseardhjeje” për trupat kineze të enjten.

Nuk ishte e qartë se sa trupa ishin të përfshirë në stërvitje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori