Nga: Rana Foroohar / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Javën e kaluar ishte përvjetori i dhjetë i shembjes së fabrikës Rana Plaza në Bangladesh, në të cilën 1,100 punëtorë të veshmbathjeve u vranë sepse fabrika e ndërtuar keq u shemb mbi ta. Doli se fabrika prodhonte mallra për markat kryesore botërore.
Menaxherët që morën vendimin që në linjat e prodhimit t’i angazhojnë individët e huaj të panjohur, thjeshtë e bënin atë që [kursi] Financa 101 do t’ua thoshte ta bëjnë: t’i hiqnin shpenzimet nga bilanci dhe ta trajtonin punën si kosto dhe jo si aset. Varjani rreziqeve të fshehura në pamjen e qartë, madje edhe ato që rezultojnë në vdekje dhe në humbje shprese.
Ky lloj i mendimit, për dekada të tëra ka qenë në qendër të tregtisë globale. Lërini kapitalin, mallrat dhe fuqinë punëtore të lëvizin ku të duan, pa marrë parasysh nëse kjo rezulton në vuajtje njerëzore dhe/ose degradim të planetit. Për sa kohë që çmimet e aksioneve rriten dhe kostot e konsumatorit bien, probleme nuk ka!
Kampet kineze të punës në Shinxhiang janë ndoshta kulmi i këtij lloji të të menduarit. Si mundet ndonjë vend, apo kompani, të konkurrojë me operacionet e mbështetura nga shteti – me pak masa mbrojtëse mjedisore e që akuzohen se i detyrojnë skllevërit e krahut të gërmojnë për silicin që më pas përdoret në panelet diellore, në elektronikë dhe në llojet e tjera të mallrave që hidhen nëpër botë nën normat e tregut?
Përgjigja: nuk mundeni, jo nëse nuk i ndryshoni rregullat e lojës ekonomike. 40 vjetët e fundit të politikës ekonomike neoliberale, si asnjëherë më parë na e ofruan rritjen globale, duke i nxjerrë shumë miliona njerëz nga varfëria, por gjithashtu duke na dhanë sasi të mëdha të pabarazisë brenda vendit dhe shumë të këqija jashtë vendit. Këto shkojnë nga puna e detyruar te përkeqësimi i ndryshimeve klimatike e deri te zinxhirët shumë të brishtë e të përqendruar të furnizimit që çuan në mungesa dhe në hiperinflacion në mallrat kryesore – nga gazi natyror deri te mineralet e rralla të tokës.
Pas pasojave të luftës në Ukrainë dhe rivalitetit në shtuar me Kinën, administrata e Bidenit – dhe në një farë mase BE-ja – ka punuar për ta zhvendosur paradigmën nga efikasiteti në elasticitet. Metodat e tyre përfshijnë subvencionimin e diversitetit të prodhimit në gjysmëpërçues, gjë të cilin tregu nuk e ka (nëntëdhjetë e dy për qind e të gjithë gjysmëpërçuesve të nivelit të lartë prodhohen në Tajvan).
Akti i Amerikës për Reduktimin e Inflacionit [IRA] është krijuar për të shkuar edhe më tej, duke e trajtuar problemin e përqendrimit dhe mungesën e iniciativës së sektorit privat në tranzicionin e energjisë së pastër. Qëllimi është t’i kundërvihet një vendi si Kina, që i ka të dy ato – përqendrimin në zonat vendimtare, si mineralet e rralla të tokës, si dhe një qeveri që nuk e ka problem që ta përdorë atë për përfitimet e veta.
Nëse ShBA-ja dhe Evropa duan burime të shumta të të mirave të tilla të përbashkëta, duhet t’i subvencionojnë ato. Sistemi i tregut thjesht nuk do të konkurrojë më panele e veta të lira diellore ose me automjetet elektrike ose me çipat.
Evropianët janë ankuar për IRA-n, pjesërisht sepse erdhi si gjë e papritur. Askush, përfshirë shumë prej nesh që prej vitesh e kemi mbrojtur përfshirjen më të madhe të qeverisë amerikane në treg, nuk priste gjatë jetës tonë se do ta shohë Amerikën tek e përqafon strategjinë industriale. Por, vetë BE-ja tani po i afrohet faktit se programet e tilla janë mënyra e vetme për t’u marrë me atë që tregjet private nuk e stimulojnë, dhe për të konkurruar me shtetet që nuk kanë luajtur kurrë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë [OBT].
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan, e paraqiti një pjesë të kësaj narrative të re, në një fjalim të javës së kaluar i cili me politikën e jashtme i lidhte planet e brendshme të ShBA-së. Ai e bëri të qartë se ka përfunduar “konsensusi i vjetër i Uashingtonit” – pjesërisht sepse nuk kishte qenë në gjendje t’i menaxhonte sfidat e një sistemi më të cenueshëm financiar, zinxhirët e brishtë të furnizimit dhe humbjet e vendeve të punës të klasës punëtore (me goditjet e mëvonshme ndaj demokracisë). .
Në sistemin e vjetër, siç tha ai, ishte i ngulitur supozimi “se lloji i rritjes nuk kishte rëndësi. Rritja e përgjithshme ishte rritje e mirë. Pra, reformat e ndryshme u kombinuan dhe u bashkuan për t’i privilegjuar disa sektorë të ekonomisë, si financat, teksa u atrofizuan sektorët e tjerë thelbësorë, si gjysmëpërçuesit dhe infrastruktura. Kapaciteti ynë industrial – i cili është thelbësor për aftësinë e çdo vendi për të vazhduar me risitë – ka marrë një goditje të vërtetë”.
Njerëzit në këtë administratë këmbëngulin se kjo nuk ka të bëjë “vetëm me Amerikën”, apo edhe kryesisht me frenimin e Kinës (në të vërtetë është trillim vetë nocioni se çdo komb mund ta përfshijë Kinën). Përkundrazi, ata besojnë se ka të bëjë me bashkëpunimin me aleatët – të cilët po përkufizohen më gjerësisht për t’i përfshirë pjesët e Jugut Global – për ta krijuar një sistem që vepron sipas supozimit se fuqia ekziston dhe nuk mund të modelohet ekonomikisht, dhe se jo e gjithë rritja është e njëjtë. “Objektivi ynë nuk është autarkik”, tha Sullivan në fjalimin e vet. “Është elasticiteti dhe siguria në zinxhirët tanë të furnizimit.”
Në këtë ndryshim të mirëpritur, politikëbërësit në Uashington po largohen gjithashtu nga termi “shkëputje” nga Kina, dhe në vend të kësaj po flasin për “mungesën e rrezikut” si të shtetit ashtu edhe të ekonomisë globale, një term ky i përdorur edhe nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj të fundit për Kinën.
Sistemi global i tregtisë, kështu siç është, nuk po funksionon siç duhet. Në fjalimin e tij, Sullivani foli për ruajtjen e angazhimit të ShBA-së ndaj OBT-së, ndërkohë që pranoi edhe çështjen kyçe të sotme: “Si përshtatet tregtia me politikën tonë ekonomike ndërkombëtare dhe çfarë problemesh kërkon të zgjidhë ajo”? Siç do të dëshmojë më tej në të ardhmen, ajo duhet të fillojë duke e kërkuar zgjidhjen e problemit të përqendrimit dhe të konkurrencës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj