Përpara ndeshjes së Bayern Munich kundër Copenhagen, Joshua Kimmich u pyet për ekipin kundërshtar dhe nëse ai njeh disa nga lojtarët e tyre.
Ylli i Bavarezëve ka thënë se njeh Mohamed Elyounoussin nga Bundesliga, por që ai ia huqi keq me këtë gjë.
“Ne e njohim Mohamed Elyounoussi nga Bundesliga. Analiza jonë e videos është këtë mbrëmje dhe nesër”, ka thënë fillimisht Kimmich.
“Ne e dimë se Copenhagen është shumë e mirë në shtëpi, nuk humbi në shtëpi në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar”.
“Pra, ne duhet të jemi përgatitur mirë”, ka shtuar më tej gjermani.
Gjëja qesharake është se Mohamed Elyounoussi nuk ka luajtur kurrë në Bundesligë. Ishte kushëriri i tij Tarik Elyounoussi që kaloi tre sezone në Hoffenheim.
Mohamed Elyounoussi ka luajtur për Sarpsborg 08, Molde, Basel, Southampton, Celtic dhe tani Copenhagen. /Telegrafi/