LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e ekipit të Romës

Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e ekipit të Romës

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka marrë sërish vëmendje me një dalje të radhës.

Modelja dhe influencuesja e famshme shkoi për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së saj e shoqëruar nga ylli i NBA-së, Tristan Thompson.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Kim u pa e veshur me fanellën e ekipit të Romës nga sezoni i vitit 97/98.


Foto: SplashNews.com

Sipërmarrësja, modelja dhe influencuese amerikane në daljen e saj u pa me ish-partnerin e motrës së saj Khloe, Thompson ndërsa me krenari veshi fanellën e ekipit italian të futbollit.

Kim shkoi për të parë një lojë basketbolli të vajzës North, e cila ka lindur në 2013 nga lidhja e yllit me reperin amerikan, Kanye West.

Foto: SplashNews.com

Kardashian është kthyer në një markë ndërkombëtare në botën e modës dhe së bashku me familjen dhe motrat e saj ka qenë protagoniste e disa ‘reality-show’ shumë të suksesshëm deri më tani.

Kanye West nën hetime, dyshohet se mori me forcë telefonin nga një fans që po e filmonte
Lexo po ashtu Kanye West nën hetime, dyshohet se mori me forcë telefonin nga një fans që po e filmonte

Fanella e Romës që Kardashian u pa të kombinonte me një palë pantallona të shkurtër dhe atlete të zeza është ajo e sezonit 97-98 kur Zdenek Zeman ende ishte ulur në stolin e skuadrës.

Foto: SplashNews.com

42-vjeçarja veshi fanellën e Romës së Konsel, Di Biagio, Paulo Sergio, Balbo, Di Francesco, Vagner, Tommasi, Helguera, Gautieri, Tetradze, Petruzzi, Zago, Delvecchio dhe sigurisht Totti. /Telegrafi/

Foto: SplashNews.com
Foto: SplashNews.com
Foto: SplashNews.com
Foto: SplashNews.com
Foto: SplashNews.com

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Kalo në kategori