LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong Un do të takojë liderin jug-korean në kufi

Kim Jong Un do të takojë liderin jug-korean në kufi
epa06633534 An undated photo released on 28 March 2018 by the North Korean Central News Agency (KCNA), the state news agency of North Korea, shows North Korean leader Kim Jong-un giving a speech during a visit to China. According to the North Korean media, Kim Jong-un visited China from 25 to 28 March at the invitation of Chinese President Xi Jinping. EPA-EFE/KCNA EDITORIAL USE ONLY

Kim Jong Un do të bëhet të premten lideri i parë veri-korean që nga koha e luftës, i cili kalon vijën e demarkacionit ushtarak që ndan Gadishullin Korean.

Ai do të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in – diplomacia e parë e tillë në më shumë se një dekadë.

Sipas detajeve të reja, të bëra publike, ata do të takohen në kufi në orën 9:30, sipas kohës lokale.


Bisedimet historike do të përqendrohen në, siç është thënë, gatishmërinë e Koresë së Veriut për të hequr dorë nga armët bërthamore.

Por, Seuli paralajmëroi se arritja e marrëveshjes për një gjë të tillë do të jetë “e vështirë”, sepse teknologjia bërthamore dhe raketore e Veriut ka avancuar shumë.

Takimi është një pikë kthese, pas disa vitesh tensione në Gadishullin Korean, raporton Rel.

Ai pritet t’i hapë rrugë edhe takimit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.