LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong Un shfaq “zemërim të tepruar” – ndërton “një mur të fortë kufiri” për tu mbrojtur nga coronavirusi

Kim Jong Un shfaq “zemërim të tepruar” – ndërton “një mur të fortë kufiri” për tu mbrojtur nga coronavirusi

Koreja e Veriut ka forcuar kufijtë e saj për të ndërtuar një “mur mbrojtjeje” kundër pandemisë COVID-19, thanë të shtunën media shtetërore.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mbretëria Hermite ka rritur numrin e saj të rojeve dhe ishte “duke ndërtuar një mur të fortë mbrojtjeje në kufijtë e saj”, raportoi CNN, duke cituar Agjencinë Qendrore Koreane të Lajmeve të drejtuar, përcjell Telegrafi.

Vendi po punon gjithashtu për “heqjen e plotë të elementeve jo civilizuese dhe jo higjienike që mund të ndihmojnë në krijimin e hapësirës për përhapjen e një epidemie” gjatë dimrit, sipas raportit.


Këto masa thuhet se do të përfshijnë rregulla të reja në lidhje me daljen në det dhe mbledhjen e materialeve potencialisht të kontaminuara.

Madje zyrtarët e inteligjencës së Koresë së Jugut u thanë ligjvënësve se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ndaloi peshkimin dhe prodhimin e kripës për të parandaluar infektimin e ujit të detit me virusin.

Ha Tae-keung, një nga zyrtarët e Koresë së Jugut që informoi për këtë çështje, tha se atij i ishte thënë se despoti po shfaqte “zemërim të tepruar” dhe po merrte “masa irracionale” mbi pandeminë dhe pasojat e saj ekonomike.

Masat e reja vijnë pavarësisht se Koreja e Veriut këmbëngul se nuk ka pasur një rast të vetëm me COVID-19, megjithëse ekspertët jashtë vendit kanë qenë skeptikë ndaj këtij pretendimi – duke theksuar se ajo ndan një kufi me Kinën, burimin origjinal të shpërthimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori