KidsDay.io, aplikacioni i fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale (IA) me fokus digjitalizimin e kopshteve dhe programeve parashkollore në Evropën Juglindore, njofton se sot, së bashku me Finnish Schools International (FSI) dhe Highlight Ventures, bashkojnë forcat në një investim strategjik që synon nxitjen e digjitalizimit dhe avancimin e zhvillimit të fëmijëve në sektorin e fëmijërisë së hershme në mbarë botën. Me këtë investim strategjik, Kidsday synon të zhvillojë një softuer të fuqizuar nga IA për kopshtet e fëmijëve.
Përveç investimit, Highlight Ventures do të mbështesë KidsDay në zhvillim të tregut global dhe në avancimin e platformës së saj digjitale të mbështetur nga AI, ndërsa FSI do të kontribuojë me ekspertizën e saj në zhvillimin e mëtejshëm të veçorive të të mësuarit dhe zhvillimit të platformës, bazuar në kurrikulën finlandeze, më e mira në botë. Së bashku, ata synojnë të pozicionojnë KidsDay si platformën e vetme efikase të fuqizuar nga IA në mësimnxënie, komunikim, dhe menaxhim të fushës së fëmijërisë së hershme.
“Ne jemi të lumtur që kemi krijuar partneritet me Finnish Schools International dhe Highlight Venture, të cilët janë partnerët e duhur për ne, për të dërguar KidsDay në tregun global dhe për të ndikuar në jetën e miliona fëmijëve në mbarë botën”, tha Bardh Kadiu, Themelues i KidsDay. “Për ne ky nuk është vetëm një investim financiar, por strategjik, pasi ne po bashkojmë forcat me dy kampionë në fushën e teknologjisë dhe arsimit”.
Alejtin Berisha nga Finnish Schools International shprehu entuziazmin e tij për investimin në KidsDay dhe tha se do të sjellë ekspertizën globale në arsim me fokus në zhvillimin e një moduli të të mësuarit dhe zhvillimit të nxënësve të mbështetur në IA bazuar në praktikat më të mira të Edukimit të Fëmijërisë së Hershme nga Finlanda ndërsa Leutrim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv në Highlight Ventures deklaroi: “Unë e njoh Bardhin për më shumë se 15 vite dhe ne jemi të sigurt se ai dhe ekipi i tij do ta shndërrojnë KidsDay në një platformë transformuese globale të menaxhimit të kopshteve. Jemi shumë të lumtur që do të mbështesim KidsDay me ekspertizën tonë në zhvillimin e produktit dhe strategjinë globale të futjes në treg”.
KidsDay sot ndihmon qindra kopshte në Evropën Juglindore të digjitalizojnë menaxhimin dhe komunikimin me prindër dhe synon të arrijë 1 milion përdorues brenda dy viteve të ardhshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame