LAJMI I FUNDIT:

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV.

Automjeti quhet Stonic dhe do të ketë premierën në gjysmën e dytë të viti, në panairin e automobilave në Frankfurt, në shtator.

Bëhet fjalë për veturë me dizajn sportiv, me detaje të stilizuara.  Prodhuesi korean do të përpiqet që me linja agresive të tërheqë klientët e ri, si dhe të marrë blerësit nga konkurrenca, e cila në segmentin e automjeteve kompakte SUV/crossover është shumë e fuqishme.


Kia me këtë rast nuk zbuloi se si duket brendia e veturës, por njoftoi se kabina e udhëtarëve do të ketë “dizajn të orientuar evropian”, transmeton KosovaPress.

Blerësit do të kenë në dispozicion edhe opsione të shumta për personalizimin e automjetit, si nga ana e jashtme, ashtu edhe në enterier.

Pritet që vetura të ketë motor 1.4 litra benzinë dhe variantin dizel 1.6 litra.

Tash për tash nuk dihet nëse në dispozicion do të jetë versioni 4×4.