LAJMI I FUNDIT:

Kia Sportage e re vlerësohet me pesë yje në testen e sigurisë nga Euro NCAP

Kia Sportage e re vlerësohet me pesë yje në testen e sigurisë nga Euro NCAP

Vetura e re Kia Sportage ka marrë vlerësimin maksimal me pesë yje nga Euro NCAP, programi lider evropian i pavarur për vlerësimin e sigurisë.

Sportage performoi me një standard të lartë gjatë gjithë procesit të testimit, duke ilustruar kredencialet e jashtëzakonshme të sigurisë aktive dhe pasive të sigurisë së veturës.

Fleetpoint shkruan Sportage u testua në katër kategori: mbrojtja e pasagjerëve të rritur, mbrojtja e pasagjerëve të vegjël, asistenca e sigurisë dhe mbrojtja e pjesëmarrësve të rrezikuar të komunikacionit, përcjell Telegrafi.


Për pasagjerët e rritur Sportage morri rezultat të jashtëzakonshëm prej 87 për qind të pikëve. Ndërsa për pasagjerët e vegjël morën 86 për qind të pikëve, ku u vlerësuan lartë për uljen ndikimit tek pjesët kritike të trupit tek kukullat testuese.

Sistemi i asistimit të sigurisë të Sportage arriti vlerësim prej 72 për qind të pikëve, ku Euro NCAP vëri në dukje performancën e sistemeve të ndihmuara nga kamera.

Sistemi i pavarur i frenimit emergjent morri vlerësimin prej 66 për qind të pikëve, ku testuesit thanë se veçanti e këtij sistemi është njohja automatike e çiklistëve. /Telegrafi/