Një aksident rrëqethës është filmuar në rrugët e Los Angeles, që ngjajnë me skenat e filmave aksion të Hollywood-it.
Kamera e vendosur brenda një veture Tesla filmoi momentin, kurse rrota e përparme e një Chervrolet Silverdado del nga vendi dhe e godet një veturë tjetër që ishte pranë dhe po lëvizte me shpejtësi. Bëhet fjalë për Kia Soul, transmeton Telegrafi.
Soul pa goditjes “katapultohet” në ajër, e më pas bie pingul me kulm dhe në fund rrota që u shkëput dhe e goditi përfundon mbi të.
Videoja është publikuar në Twitter, kurse shoferi i Tesla që e filmoi ngjarjen pretendon se shoferi i Soul ka dalë nga vetura dhe se nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Gjithashtu është bërë e ditur se vetura e Tesla ishte aktivizuar në auto-pilot, dhe se kishte bërë një manovër për të shmangur rrotën apo pjesët e veturës së dëmtuar. /Telegrafi/
Witnessed and recorded the most INSANE car crash yesterday, you can see Autopilot also swerve and avoid the rouge tire for me $TSLA pic.twitter.com/csMh2nbRNX
— Anoop (@Anoop_Khatra) March 25, 2023