LAJMI I FUNDIT:

Kia ndan imazhe nga sedani i ri K4

Kia ndan imazhe nga sedani i ri K4

Kia ka ndarë imazhe zbuluese të sedanit të ri K4 përpara debutimit publik të tij më 27 mars në panairin e automjeteve në New York.

Nuk mund të mohohet se K4 i ri duket interesant, edhe pse vjen si zëvendësim i Forte.

Dizajni i jashtëm i tij i ngjan K3 më të vogël i cili zëvendëson modeli Rio, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Por, K4 duket të jetë më i madh se Forte që e zëvendëson. Dyert e pasme duken më të gjata, duke sugjeruar që ky model është më i madh.

Gjithashtu, ndryshim rrënjësor përfaqëson edhe pjesa e brendshme. Brendësia e tij përmban një ekran me prekje, butona për ngrohjen e ulëseve, si dhe timon me ngrohje.

Kia K4 duket se ka edhe porte USB dhe një prizë 12V 180W.

Bëhet e ditur se sedani do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra të brendshme: Slate Green, Canynon Brown, Onyx Black dhe Medium Grey.

Pas debutimit të tij javën e ardhshme, ai do të dalë për shitje në tregjet e SHBA-së. /Telegrafi/