LAJMI I FUNDIT:

Kia dhe Hyundai po tërheqin 600,000 automjete

Kia dhe Hyundai po tërheqin 600,000 automjete

Po përgatitet një tërheqje e madhe e automjeteve nga prodhuesit e Koresë së Jugut.

Prodhuesit e veturave të Koresë së Jugut Hyundai dhe Kia kanë njoftuar se po tërheqin më shumë se 600,000 automjetet e tyre në SHBA, sepse dëmtimi i bravave të bagazhit mund t’i pengojë ato të hapen nga brenda.

Kjo tërheqje i referohet veturave të caktuara të modelit “Kia Forte” të prodhuara nga 2016 në 2018 dhe veturave të vogla “Kia Rio” nga 2018 dhe 2019, raporton AP.


Vendimi vlen edhe për modelin “Hyundai Sonata” nga 2017 dhe 2018, si dhe për “Hyundai Sonata hibrid” nga 2016 në 2018, si dhe për “Hyundai Asent” të prodhuar nga 2018 deri në 2020.

Hyundai Motor Group ka njoftuar se do të ketë një zëvendësim falas në bagazhet pa asnjë kosto për klientët në SHBA, dhe pronarët e automjeteve Kia do të njoftohen për detajet me postë nga 5 tetori, ndërsa pronarët e veturave  Hyundai do të marrin njoftime nga 1 tetori. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Një shpërthim fatal ndalon prodhimin e Toyota RAV4 - marka jep detaje

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Kalo në kategori