LAJMI I FUNDIT:

KFOR: Ushtria e Kosovës, vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

KFOR: Ushtria e Kosovës, vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese

Transformimi i FSK-së në FAK duhet të bëhet vetëm me anë të ndryshimeve kushtetuese, jo me ndryshime ligjore.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të KFOR-it, pasi sipas tyre, për të ardhur deri tek ushtria nevojitet edhe pajtimi i komuniteteve joshumicë.

Madje sipas zyrtarëve të KFOR-it, edhe atëherë kur të merret vendimi për transformimin e FSK-së nuk do të thotë që ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme menjëherë. Përkundrazi, siç thonë zyrtarët e këtij misioni, një gjë e tillë kërkon kohë për vite me radhë, shkruan gazeta “Zëri”.


Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar gjatë së premtes se tashmë është gati arritja e një konsensusi politik sa i përket çështjes së ushtrisë.

Në anën tjetër, nga Ministria e Forcës së Sigurisë kanë bërë të ditur se tashmë MFSK-ja ka përfunduar punën e saj sa i përket Projektligjit për Ushtrinë, i cili ishte paraparë t’i përcillej Qeverisë deri më 30 prill.

Ndërkaq ekspertët e çështjeve ushtarake janë shprehur të vendosur se Lista Serbe nuk do të votojë në asnjë rrethanë për ndryshime kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori