KFF Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Mitrovicës. 

Kjo fitore ka bërë që vashat nga Klina të rrëmbejnë pozitën e parë në tabelë. 


Klinaset janë të vendosura për t’i dhënë fund dominimit të madh të Mitrovicës në futbollin e femrave. 

Me këtë fitore ato tashmë kanë bërë një hap të madh drejt këtij synimi i cili duket se më në fund do të ndodhë këtë sezon. 

Pas kësaj fitore, Dukagjini është lider në tabelë me 40 pikë të grumbulluara. 

Mitrovica në ndërkohë tashmë gjendet në pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pak se Dukagjini, pra 38 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app