Në shkencë ekziston gjithmonë mundësia e njohurive të reja. Ekspertët kohët e fundit kanë drejtuar mikroskopët e tyre të gjeneratës së re në membranën bakteriale; ndërsa zbulon detaje që nuk i kemi parë deri më tani.
Bakteret si Escherichia coli kanë membrana të jashtme që rregullojnë hyrjen dhe daljen e substancave. Këto membrana kanë një koleksion të mrekullueshëm mjetesh, duke përfshirë proteina dhe toksina si lipopolisakaridet që mbulojnë sipërfaqen.
“Membrana e tyre e jashtme është një pengesë e madhe që i mbron nga antibiotikët dhe një faktor i rëndësishëm në krijimin e rezistencës bakteriale ndaj barnave. Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë për ne se si është ndërtuar kjo barrierë, ndaj vendosëm ta analizojmë më në detaje”, tha biofizikani Bart Hoogenboom nga University College London (UCL).
“Duke studiuar bakteret e gjalla nga shkalla molekulare në atë qelizore, ne mund të shohim se si proteinat e membranës formojnë një rrjet që shtrihet në të gjithë sipërfaqen e baktereve, duke lënë boshllëqe të vogla në zonën pa proteina”, shtoi ai.
Ekspertët përdorën një mikroskop të forcës atomike gjatë analizës, i cili synon vazhdimisht sipërfaqen e membranës për të përcaktuar formën e saj. Në këtë mënyrë, ata krijuan një imazh të bukur të membranës bakteriale – e cila është edhe fotografia më e mprehtë e një bakteri të gjallë deri më tani në histori.
These Could Be The Most Detailed Close-Up Images of Living Bacteria Taken to Date https://t.co/nDEuwJSjMa pic.twitter.com/Un9JLCJe0P
— Boris Rasonja (@brasonja) October 27, 2021
Siç mund ta shihni në pamje, bakteri ka shumë vrima të vogla në sipërfaqe. Këto janë të ashtuquajturat proteina beta-fuçi, të quajtura porina. Emri fuçi vjen nga forma e tyre fuçi (β-fuçi) me një pjesë qendrore të zbrazët përmes së cilës molekulat kalojnë nëpër membranë. Mund të thuhet se porinet formojnë tunele në membranën bakteriale nëpër të cilat mund të kalojnë molekulat.
Pjesët e lëmuara të sipërfaqes janë lipopolisakaride që mund të shtrihen ndërsa qeliza rritet, shkruan Science Alert.
“Ne konkludojmë se membrana e jashtme është një mozaik i zonave të ndara nga faza të pasura me lipopolisakaride dhe proteina, ruajtja e të cilave është thelbësore për integritetin e membranës dhe rrjedhimisht për stilin e jetës së baktereve gram-negative”, shkruajnë ekspertët e kërkimit.
Sigurisht, shkencëtarët nuk e analizojnë E. coli me mikroskop të fuqishëm vetëm për argëtim. Ekziston një arsye e mirë pse ne kemi nevojë për këtë lloj njohurie.
“Parafaqja klasike e membranës së jashtme të një bakteri tregon proteina të çrregullta të shpërndara nëpër membranë. Imazhet tona tregojnë se nuk është kështu dhe se pjesët lipidike janë të ndara nga rrjeti i proteinave, si vaji që ndahet nga uji, në disa raste duke krijuar çarje në armaturën bakteriale”, shpjegoi biokimistja Georgina Benn nga UCL.
“Kjo mënyrë e re e shikimit të membranës së jashtme do të thotë se tani mund të hetojmë nëse një ndërtim i tillë është thelbësor për funksionin e membranës, integritetin e saj dhe rezistencën ndaj antibiotikëve”, shtoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Strategjitë e fshehta të GRU-së dhe FSB-së në Ballkan, Mandiq: Rusia paraqet gjithmonë rrezik
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite