Në këto ditë të nxehta, flokët duhet t’i sajojmë me modele që të duken bukur dhe njëkohësisht të qëndrojnë sa më larg shpatullave dhe qafës

Nuk është e thjeshtë të gjesh modelin e duhur për t’u dukur bukur, por damat ia dalin gjithmonë. Prandaj hidhuni një sy modeleve të preferuara që do t’ju shpëtojnë nga vapa dhe njëkohësisht do të dukeni elegante.


Kate Mara

1 182

Një topuz me përpjekje minimale dhe gjithçka që ju duhet për ta realizuar është një karficë.

Meghan Markle

2 87

Një topuz anash është zgjidhja më e mirë në raste të veçanta, por pse jo edhe në përditshmëri.

Margot Robbie

3 68

Një kapje e çrregullt dhe një fjongo velvet, nëse doni të dukeni natyrale dhe njëkohësisht e kuruar.

Jennifer Lopez

4 55

I thjeshtë, elegant, bishti i drejtë nuk del kurrë nga moda.

Ashley Graham

5 50

Para një pamje glamuroze, ndërsa pas një gërsheti francez, ky model ju duhet për çdo rast.

Gigi Hadid

6 38

Bisht-gërshet është modeli i viteve `90 që është rikthyer fuqishëm në modë këtë vit.

Cara Delevingne

7 30

Topuzi në majë të kokës është perfekt dhe shumë praktik.

Kate Hudson

8 23

Një topuz i madh si i Kate Hudson nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar.

Zoe Saldana

9 17

Ky model është i adhurueshëm, elegant dhe gjithmonë në modë.

Taylor Swift

10 15

Nëse vapa po bëhet e padurueshme dhe flokët e kapur nuk ju shkojnë, zgjidhni prerjet bob ose lob, që janë trendi i këtij viti. /Telegrafi/