Delegacionet në nivel të ekspertëve të Prishtinës dhe Beogradit, të udhëhequra nga kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi dhe nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të hënën në mëngjes rinisin bisedimet në Bruksel, të cilat janë anuluar më 16 janar për shkak të vrasjes e Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë të veriut.
Pritet që bisedimet të zgjasin dy ditë, ku do të diskutohet për zbatimin e plotë të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Burime nga Komisioni Evropian kanë thënë për Tanjug se pritet që bisedimet të jenë konstruktive dhe të fokusuara në rezultatet e arritura në zbatimin e çështjeve të mbetura të hapura nga marrëveshja e Brukselit, përcjell Telegrafi.
Sipas mediave serbe, ditën e parë për të dialogut do të bisedohet për çështjet, siç janë: zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe tabelat e regjistrimit të automjeteve, menaxhimi i kalimeve kufitare dhe zbatimi i marrëveshjes për gjyqësorin.
Edhe dy çështje të tjera, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) dhe energjetika do të duhej të jenë në agjendën e bisedimeve ditën e dytë të takimit në Bruksel.
“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog është i rëndësishëm për progresin e Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt BE-së”, thonë në Bruksel para këtij raundi të bisedimeve.
Sipas disa burimeve, nëse bisedimet të hënën dhe të martën sjellin përparim në formimin e ASK ose të energjetikës kjo do të mund të jetë një shkas për takimin e paralajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Në BE thonë se është në dorën e dy presidentëve të bisedojnë kryesisht për “fazën e re” të dialogut, i cila duhet të jetë “e plotë dhe thelbësore” për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes dy palëve.
“Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do t’i ftojë presidentët Vuçiq dhe Thaçi në Bruksel në momentin kur do të jetë i mundur një përparim i dukshëm në dialog”, i kanë thënë agjencisë serbe në Bruksel.
Edhe pse në BE thonë se ende nuk kanë ndonjë datë zyrtare për një raund të ri të dialogut në nivel të lartë politik, thuhet se presidentët Vuçiq dhe Thaçi tashmë mund të takohen javën e ardhshme në një drekë të përbashkët, të cilën për liderët e rajonit e organizon kryeministri bullgar Bojko Borisov në Sofje, ku do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefja e BE-së Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn.
Para vazhdimit të dialogut teknik, i cili është ndërprerë për më shumë se një vit, nga Beogradi bëjnë të ditur se gjatë bisedimeve do të ngrisin çështjen e rezultateve të hetimit lidhur me vrasjen e njërit nga udhëheqësit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Në të njëjtën kohë, në Prishtinë thonë se do të prezantojnë një projekt marrëveshje të re për ASK, e cila duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët