LAJMI I FUNDIT:

Këto janë rastet specifike që i shqyrtoi Gjykata e Apelit

Këto janë rastet specifike që i shqyrtoi Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë këtij viti ka njoftuar edhe një herë lidhur me rastet më specifike që kanë qenë objekt shqyrtimi në këtë gjykatë gjatë këtij viti.

Në vijim po ua rikujtojmë disa prej tyre.

Mars 2016


Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm për dy të akuzuar

Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm për  të akuzuarit E.K dhe A.M. , të cilët ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për  veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje .  Ndaj të parit shqipton 25 vjet burgim, ndërsa ndaj të dytit 23.

Mars,  2016

Vërtetohen dënimet të akuzuarve në rastin Medikus.

Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet me burgim të  disa të akuzuarve për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.

Të akuzuarit L.D. dhe A.D. dënohen me tetë (8) vjet burgim. I pandehuri S.H. dënohet me pesë (5) vjet burgim. Gjithashtu, të pandehurit L.D. i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, ndërsa të pandehurit S.H. i ndalohet ushtrimi i profesionit të anesteziologut në kohëzgjatje prej një (1) viti.

Prill, 2016

Rasti APEX  kthehet në rivendosje

Kolegji i Apelit  anulon vendimin e Gjykatës Themelore dhe kthen në rivendosje  dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.

Në këtë rast prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër  11 të pandehurve, për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penal.

Maj , 2016

Vërtetohet aktgjykimi lirues në rastin KLEÇKA

Publikohet aktgjykimi në rastin Kleçka sipas të cilit të akuzuarit për krime lufte të këtij rasti lirohen nga akuza. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori