LAJMI I FUNDIT:

Këto janë provat e prokurorisë kundër Shefqet Krasniqit

Këto janë provat e prokurorisë kundër Shefqet Krasniqit

Në fund të muajit shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale e Kosovës i dha fund një hetimi të filluar ndaj ish-imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih”, në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, duke ngritur aktakuzë e cila e ngarkon për tri vepra: nxitje të urrejtjes, shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe evazion fiskal.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga koha e ngritjes së aktakuzës ende nuk është mbajtur seanca fillestare edhe pse dispozitat ligjore parashohin se kjo duhet të ndodhë brenda 30 ditëve.

KALLXO.com sjell ekskluzivisht provat që prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, pretendon se  vërtetojnë veprimet inkriminuese të Krasniqit.


Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës e ngarkon Krasniqin se në intervalin kohor 2013-2014 me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, kryesisht në mënyrë indirekte, të cilat kanë shtyrë të tjerët të marrin rrugën për në Siri.

Për të mbështetur fajësinë e Krasniqit lidhur me këtë pikë të akuzës Prokuroria ka propozuar tre dëshmitarë, familjarë të tre personave që Prokuroria pretendon se shkuan në Siri si rezultat i ndikimeve nga Krasniqi.

Gjithnjë sipas aktakuzës, tre të rinj kosovarë që kishin dëgjuar ligjëratat e Krasniqit morën rrugën për në Siri, ku njëri prej tyre humbi jetën, një tjetër e gjinisë femërore vazhdon të mbetet në Siri ndërsa për personin e tretë nuk jepen detaje në aktakuzë për fatin e tij.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës sjell rrëfimet e familjarëve që përshkruan se si fëmijët e tyre dëgjonin ligjëratat e Krasniqit, por çuditërisht  thuhet se këta persona dëgjonin edhe ligjërata të imamëve të tjerë, ndaj disa prej të cilëve kanë filluar dhe pushuar hetimet.

Përpos dëshmitarëve të propozuar, Prokuroria Speciale e Kosovës në gjykimin ndaj ish-imamit Krasniqi, ka propozuar edhe përgjigje të Bashkësisë Islame të Kosovës lidhur me përmbajtjen e ligjëratave të Krasniqit.

Të tri këto përgjigje e rëndojnë pozicionin e Krasniqit duke i cilësuar jashtë kontekstit të parimeve të fesë Islame dhe Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Të pyetur lidhur me dy ligjëratat e Krasniqit, “Ndihmone Sirinë” dhe “Revolucioni Sirian”, më 7 korrik 2016 Bashkësia Islame e Kosovës është përgjigjur duke i cilësuar jashtë frymës së parimeve islame.

“Dy ligjëratat në fjalë nuk janë në frymën e interpretimeve parimore islame, interpretimi i ajeteve Kuranore është bërë jashtë kontekstit kohor andaj mënyra e predikimit dhe gjuha e përdorur në këto ligjërata nuk janë në frymën e duhur të predikimit tradicional ngase është përdorur një gjuhë e vrazhdë e cila nuk përkon me etikën e komunikimit me masën”, citon aktakuza përgjigjen e BIK-ut.

Prokuroria BIK-ut i ishte drejtuar edhe lidhur me atë se a kanë ndikuar në nxitje të urrejtjes ndaj të tjerëve ligjëratat e përmendura në aktakuzë ndërsa nga Bashkësia Islame e Kosovës më 10 tetor 2016 kishin pranuar këtë përgjigje:

“Është e pamundur të thuhet me saktësi se sa kanë ndikuar këto ligjërata në nxitjen e urrejtjes ndaj të tjerëve sepse për këtë duhet pasur hulumtim e të dhëna konkrete e që ne nuk i kemi, mirëpo atë që mund ta themi me kompetencën e duhur është se gjuha e ligjërimit në hytbe në fjalë nuk është në përputhje me mësimet, udhëzimet dhe parimet e fesë islame dhe me misionin e një predikuesi fetar”, citohet në aktakuzë përgjigja e dytë të BIK-ut për Prokurorinë.

Përpos këtyre dy përgjigjeve, një komision prej pesë anëtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës më datë 28 tetor 2016 i ktheu edhe një përgjigje Prokurorisë përkitazi me gjuhën e përdorur dhe përmbajtjen e ligjëratave nga ish-imami Krasniqi.

“Modeli i ligjërimit të të pandehurit në materialet e paraqitura bie ndesh me modelin që mbjell, kultivon e promovon Bashkësia Islame e Kosovës dhe i cili model ndër të tjera ka për qëllim të vetëdijesojë, të sensibilizojë e edukojë  xhematin për pluralizmin dhe diversitetin e shoqërisë”, citohet në aktakuzë përgjigja e tretë e BIK-ut për Prokurorinë.

Lidhur me të gjitha këto pretendime, Krasniqi në deklaratën e tij të dhënë në Policii është deklaruar i pafajshëm dhe i ka mohuar në tërësi akuzat për shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe nxitje të urrejtjes fetare.

Lidhur me pikë e tretë të akuzës, për shmangie nga tatimi, Prokuroria pretendon se Krasniqi nga vitit 2011 deri më 2016 si pronar i kompanisë  N.T. “Portat”, nuk i ka deklaruar pranë ATK-së të dhënat tatimore dhe kësisoj nuk ka përmbushur obligimet tatimore ndaj ATK-së në vlerë prej rreth 20 mijë euro. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori