Site icon Telegrafi

Këto janë ngjyrat më moderne të thonjve! Me to do të dukeni zonja dhe shumë elegante

Zgjedhja e ngjyrës së thonjve di të jetë një makth i vërtetë

Keni planifikuar një manikyr, por ende nuk dini çfarë ngjyre llaku të zgjidhni – cili është në trend dhe cili do të shkojë mirë me çdo veshje?

Përzgjedhja është shumë e madhe dhe ne veçojmë për ju disa ngjyra me elegante, të sjella dhe në modë!

Thonjtë e kuruar dhe të bukur janë shenjë dalluese e një femre që kujdeset për dukjen dhe higjienën e saj, transmeton Telegrafi.

Thonjtë e gjatë, artificialë dhe me ngjyra janë harruar prej kohësh (edhe pse ende shihen), dhe në skenë hyjnë ata natyralë dhe të shkurtër që ndjekin formën e gishtërinjve.

Nëse nuk dini cilin të zgjidhni më parë, dijeni që thonjtë e kuq nuk dalin kurrë nga moda. Pavarësisht nëse ngjyra është e kuqe e ndezur, vishnje apo bordo – nuk ka rëndësi!

Ky vit na ka sjellë edhe trendë të rinj në botën e manikyrit. Tendencat e thonjve janë të shumta, por ne kemi ndarë disa që do t’i shihni më shpesh.

Shihni më poshtë versione të ndryshme të këtij manikyri të veçantë dhe merrni frymëzim për atë të radhës:

/Telegrafi/

Exit mobile version