LAJMI I FUNDIT:

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do t’i heqë nga prodhimi (Foto)

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do t’i heqë nga prodhimi (Foto)

Kompanitë gjermane me bazë në Bavari dhe në Wolfsburg, po kanë probleme të ndryshme financiare, kryesisht nga shitja e dobët e disa modeleve.

Duke marrë parasysh se vitin e kaluar Audi i ka shitur vetëm 19,400 vetura A3 kabriolet, është parë se kësaj makine i ka ardhur fundi, dhe më nuk do të hyjë në prodhim.

Me ndalimin e prodhimit të kësaj makine, kompania do të kursente para, për të investuar në ndryshime dhe modernizime të modeleve tjera, transmeton Telegrafi.


Sipas gazetës Handelsblatt, edhe Volfswagen është duke konsideruar heqjen e disa automobilave nga prodhimi.

Modelet me dy dyer, A1 dhe A3 së bashku me Polo-n dy dyersh që është punuar në bazë të A1, mund të mos prodhohen më.

Meqenëse ka rënë drastikisht numri i shitjeve të këtyre veturave në Evropë, besohet se do të përjetojnë heqjen nga linja prodhuese.

Madje, as Golfi me dy dyer, mund të mos e përjetojë gjeneratën e ardhshme.

Në përgjithësi, makinat me dy dyer nga VW mund të mos jenë më në treg, apo edhe të përjetojnë ndryshime të dukshme. /Telegrafi/

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do ti heqe nga prodhimi foto 2

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do ti heqe nga prodhimi foto 3

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do ti heqe nga prodhimi foto 4

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do ti heqe nga prodhimi foto 5

Këto janë modelet që Volkswagen dhe Audi do ti heqe nga prodhimi foto 6