Shumë njerëz besojnë se larja në temperaturë të lartë është mënyra më e mirë për të hequr bakteret dhe aromat e pakëndshme nga rrobat pas stërvitjes.

Megjithatë, programet më të forta në lavatriçe nuk janë të dizajnuara për këtë lloj veshjesh, veçanërisht jo për veshjet sportive. Gjithashtu, larja në temperatura të larta nuk është mënyra më e mirë për të hequr aromat e pakëndshme.


Rrobat sportive zakonisht janë të bëra nga materiale sintetike me elastin dhe fibra të veçanta. Kur i ekspozoni në ujë të nxehtë, fibrat humbasin elasticitetin e tyre, rrobat shtrihen, tkurren ose ndryshojnë përgjithmonë formën, dhe më pas bluzat dhe getat bëhen të papërdorshme shumë më shpejt seç duhet.

Për të larë siç duhet veshjet sportive, rekomandohet që gjithmonë të zgjidhni ujë të ftohtë dhe një detergjent të butë, dhe që programi të jetë gjithmonë në një cikël larjeje të butë, pa një cikël agresiv centrifugimi. Nëse aroma e djersës është e theksuar, është e dobishme të shtoni pak uthull në ndarjen e detergjentit, sepse neutralizon bakteret dhe aromat e pakëndshme.

Thajini rrobat në varëse. Mos i vendosni rrobat e lagura dhe të djersitura menjëherë në shportën e rrobave. Lërini të thahen dhe vetëm pastaj vendosini në lavatriçe, sepse në këtë mënyrë parandaloni përhapjen e baktereve dhe mykut.

Megjithatë, ka situata në të cilat rekomandohet larja në temperaturë të lartë, dhe kjo vlen për peshqirët dhe çarçafët, rrobat e foshnjave dhe pelenat prej cope, qilimat për kafshët shtëpiake, bluzat e bardha, rrobat dhe pëlhurat që janë veçanërisht të ndotura.