E keni parasysh ndjenjën kur jeni në punë ose në shtëpi duke punuar me gjallëri, dhe papritur filloni të ndjeheni të lodhur dhe të padobishëm për të kryer punë fizike?
Pse mendoni se ndjehemi kështu? Sipas ekspertit të pavarur të gjumit, Dr Neil Stanley, ekzistojnë gjashtë arsye se përse ndjehemi kështu.
Pasditja
Mund të mos keni ngrënë një sasi masive të ushqimit, por prapë e ndjeni rënien e pas-drekës, transmeton Telegrafi.
Kjo rënie ka të bëj me ritmin qarkullues të trupit që i tregon trurit kur të ndjehet vigjilent dhe kur të ndjehet i lodhur.
“Njerëzit kanë një rënie të performancës mendore afërsisht mes orës 2 dhe 4 të pasdites “, thotë Neil.
“Pra, natyrisht që ata ndihen të përgjumur ose më pak vigjilent rreth kësaj kohe në pasdite.”
Nuk e bëni gjumin në kohën e duhur
Njerëzit mësohen me një stil të caktuar të jetesës. Çdo ndërprerje e rutinës së gjumit dhe të ritmit natyral qarkullues na bën të ndihemi më pak rehat.
Nail thotë që nuk ekziston një gjë e tillë si njerëzit e mëngjesit dhe njerëzit e mbrëmjes.
Pra, siç shpjegon Nail, nëse jeni pa dyshim njëri ose tjetri, dhe nëse përpiqeni të flini herët ose më vonë se zakonisht, atëherë trupi do të ‘ankohet’ të nesërmen sepse nuk është mësuar me atë stil të gjumit.
Mendoni se jeni të përgjumur, por faktikisht nuk jeni
Kjo është ndër ndjenjat më të shpeshta, pasi, siç thotë Nail, forca psikologjike na bën që ne të ndjehemi të përgjumur, nëse veç vazhdimisht mendojmë se jemi të përgjumur.
Prandaj, ai sugjeron që të mendoni pozitivisht dhe gjithçka do t’i kthehet normales.
Nuk ndjeheni mirë fizikisht
Nëse edhe pas 8 orësh gjumë nuk arrini të ndjeheni në formë, atëherë duhet të kontrolloheni menjëherë te mjeku.
Anemia, ose mungesa e hekurit thelbësor për qelizat e shëndetshme të gjakut, janë dy nga shkaktarët kryesor të lodhjes fizike.
Sëmundjet tjera që mund të shkaktojnë lodhje janë edhe: diabeti, ngrënia e pakontrollueshme e ushqimit, shtatzënia, etj…
Nuk ndjeheni mirë mendërisht…
Nëse vuani nga ankthi, pagjumësia do të bëhet miku juaj i ngushtë dhe vështirë se do t’i bëni ca orë të mira gjumë.
Nëse ndjeheni jashtëzakonisht të përgjumur, kjo mund të jetë e shkaktuar nga rrethanat mjekësore që duhet kontrolluar.
Konsumimi i alkoolit
Alkooli është qetësues, që do të thotë se ka një efekt qetësues në trup dhe tru.
Alkooli vepron në të njëjtit receptorë në tru si tabletat e gjumit, të cilat ju ndihmojnë të flini, thotë Neil.
Pra, nëse pini atë gjatë ditës, atëherë alkooli është duke u përpjekur t’ju vë në gjumë. /Telegrafi/