LAJMI I FUNDIT:

Këto janë disa nga arsyet pse Nisma do ta bojkotojë nesër fjalimin e Thaçit

Këto janë disa nga arsyet pse Nisma do ta bojkotojë nesër fjalimin e Thaçit

Sekretari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi ka bërë të ditura arsyet se përse deputetët e Nismës nuk do të marrin pjesë nesër në seancën ku do të flasë presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka publikuar në Facebook një fotografi gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo fotografi shpjegon arsyet pse i kemi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Opozita vazhdon mos ta njohë Thaçin president, bojkoton fjalimin e nesërm të tij
Lexo po ashtu Opozita vazhdon mos ta njohë Thaçin president, bojkoton fjalimin e nesërm të tij

Postimi i plotë:


“Thënia “Një foto vlen sa 1000 fjalë” në këtë rast merr kuptim të plotë.
Kjo foto besoj shpjegon mjaftueshëm arsyen pse nga procesi i dialogut të qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel, të gjitha marrëveshjet që janë arritur atje kanë rezultuar në dëm të Kosovës.
Kjo foto shpjegon arsyet pse i kemi marrëveshjet e dëmshme për Kosovën sikur që janë ajo për:
1. Fusnotën
2. Asociacionin
3. Telekominikacionin
4. Energjinë
Dhe kjo e fundit e cila e solli MURIN që e bën edhe faktikisht ndarjen e Mitrovicës.
Janë po këto arsye që kanë sjellë edhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi!
Për këto dhe shumë arsye tjera, deputetët e NISMA për Kosovën nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës në të cilën Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit, do të flasë para deputetëve!”(sic.)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori