LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit janë regjistruar 46 raste të reja me HIV/AIDS në Maqedoni

Këtë vit janë regjistruar 46 raste të reja me HIV/AIDS në Maqedoni

Këtë vit në Maqedoni janë regjistruar 46 raste të reja me HIV/AIDS, 10 më shumë se vitin e kaluar, 2022, njoftoi Instituti për Shëndet Publik.

Shumica e të sapodiagnostikuarve janë të rinj. 20 e morën infeksionin përmes transmetimit heteroseksual, ndërsa 26 janë burra që kishin marrëdhënie seksuale me burra. Sipas të dhënave, në vend me virus jetojnë rreth 500 qytetarë.

Organizatat joqeveritare alarmojnë se shteti ka mbetur prapa programit të parandalimit të HIV-it dhe nuk arrin të diagnostikojë në kohë personat, pasi numri i rasteve të fshehura vlerësohet të jetë dyfishi i numrit aktual.


“Në vitin 2018 në këtë program janë paraparë 95 milionë denarë për parandalim dhe terapi kur me terapi kanë qenë 200 persona me HIV. Për vitin e ardhshëm, 2024, janë planifikuar 90 milionë denarë, në një situatë ku kemi 430 persona me HIV.

Kjo na tregon se buxheti për parandalim praktikisht është zvogëluar në mënyrë drastike dhe nuk do të lejojë vazhdimin e programeve aktuale parandaluese, nëse nuk ka korrigjim”, tha Elizabeta Bozhinoska, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në HERA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori