Këtë verë do të dëshironi vetëm këto pesë modele flokësh: Trendet më të nxehta po pushtojnë rrugët

Cilin model flokësh duhet të zgjedhim për ditët e ngrohta të daljeve, festave, plazhit dhe kënaqësive pa shqetësime?
Mos u shqetësoni, ja cilat janë trendet më të nxehta të flokëve që po pushtojnë pasarelat dhe rrjetet sociale si TikTok!
Nga sharmi parizien te shkëlqimi retro, këto janë modelet që meritojnë një vend të veçantë në rutinën tuaj të bukurisë verore.
1. Flokët bob në stilin francez, elegancë pa përpjekje
Për të gjitha ato që duan një model flokësh që duket sikur nuk është bërë aspak me përpjekje, por në fakt jep pamjen e një parizieneje nga kopertina - modeli bob francez është zgjedhja e duhur. Gjatësia arrin deri te qafa, fijet janë të buta dhe përkëdhelin fytyrën, ndërsa modeli përputhet në mënyrë natyrale me strukturën e flokëve, qofshin të drejtë apo pak të valëzuar, transmeton Telegrafi.
2. Modeli i flokëve “supermodele”, shkëlqim në lëvizje
Për flokët e gjatë që kërkojnë ndryshim pa u shkurtuar, prerja “supermodele” është një përmirësim i përsosur për verën. Fjala është për shtresa të imta që i japin flokëve volum dhe lëvizje joshëse, në stilin e modeleve të famshme të viteve ’90. Është perfekt kur kombinohet me valë natyrale. Efekti: “erë në flokë, diell në fytyrë dhe të gjithë kthejnë kokën.”
3. Balluket në stilin Audrey Hepburn, rikthim i sofistikuar retro
Dëshironi balluke që duken ndryshe dhe plot stil? Stili i Audrey Hepburn po rikthehet fuqishëm. Balluket e saj të buta, pak më të shkurtra, por shumë ekspresive, kombinohen bukur me shumicën e prerjeve dhe i shtojnë një prekje elegante pamjes suaj të përditshme verore. Pikë shtesë nëse e kombinoni me një makijazh të thjeshtë dhe laps “symace”!
4. “Flicky bob” një flirt me vitet ’90
Drejt nga tapeti i kuq, flicky bob është një model bob ku majat e flokëve përkulen lehtas nga jashtë. Ky stil rrezaton elegancë dinamike dhe sjell ndërmend artin e modës së viteve ’90. Është ideal për vajzat që adhurojnë estetikën vintage dhe kërkojnë një stilim të thjeshtë. Dhe lajmi i mirë? Mund ta realizoni edhe në shtëpi, me tharëse flokësh dhe furçë të rrumbullakët. Shpejt, lehtë, me efekt maksimal!
5. Prerja e çrregullt “shag” në mënyrë të përkryer
Një legjendë është rikthyer! Prerja shag nga vitet ’90 është rishfaqur në një version më modern dhe tërheqës. Imagjinoni një kombinim mes efektit “Rachel nga Friends” dhe stilit të Winona Ryder, një model shtresor, i çrregullt dhe plot karakter. Është zgjedhja e duhur për vajzat që duan të duken të lira, spontane, por gjithmonë me stil të veçantë. /Telegrafi/

















































