LAJMI I FUNDIT:

Këtë muaj vazhdon fiskalizimi i tregtarëve të karburanteve

Këtë muaj vazhdon fiskalizimi i tregtarëve të karburanteve

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se këtë muaj vazhdon fiskalizimi i tregtarëve të karburanteve, pasi duhet të zbatohen afatet ligjore që tashmë kanë kaluar.

Në rast të mos pajisjes fiskale, ATK-ja është e obliguar që të ndërmarrë masa për këtë shkelje ligjore e që tani dënohen edhe me kod penal.


Por, kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se kanë pasur marrëveshje që rifiskalizimi të ndodhë atëherë kur ka operatorë të rinj të arkave fiskale në treg dhe se do ta kundërshtojnë rifiskalzimin me çmimin e tanishëm.

Zyrtarët e ATK-së thonë se pavarësisht marrëveshjes së pashkruar me naftëtarët, që nga fillimi i procesit, deri më tani asnjë operator i ri nuk ka shprehur interesim për arka fiskale dhe se nuk mund të presin në pafundësi.

Berjani kërkon që të pritet formimi i institucioneve të cilat sipas tij do të lehtësonin kriteret për operatorët e rinj.

Deri tani janë fiskalizuar me arka të veçanta 64 pika të shitjes së karburanteve të tatimpaguesve të mëdhenj, nga 181 pika të shitjes. Plani është që të vazhdohet me të tjerat. /RTK/