Këtë fundjavë orët kthehen prapa në të gjithë Evropën – por një grup prej 67 anëtarësh të Parlamentit Evropian (PE) po thonë se kjo praktikë duhet të hiqet.
Ligjvënësit ngritën shqetësime për ndikimin “e vjetëruar” të ndryshimit të orës në ciklet e gjumit, aksidentet e trafikut dhe normat e sulmit në zemër.
“Është koha për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit, i cili është vërtetuar se ka efekte negative në shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë”, tha eurodeputeti Sean Kelly nga Irlanda.
“Ka një marrëveshje të gjerë në të gjithë spektrin politik se ndryshimi i orës duhet të përfundojë. Është një masë praktike dhe popullore”, shtoi Kelly.
Një studim i vitit 2017 i kryer për Parlamentin zbuloi se ndikimet e ndryshimit të orës në bioritmet njerëzore janë “më të rënda sesa mendohej më parë”, ndërsa përfitimet ose të metat për sektorë të tillë si bujqësia nuk janë përfundimtare, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani, koha e kursimit të ditës u prezantua për të ruajtur qymyrin gjatë Luftës së Parë Botërore – megjithëse kërkimet më të fundit kanë gjetur kursime të parëndësishme të energjisë nga praktika.
Por, praktika e ndryshimit të orës për të përfituar nga drita natyrale e ditës daton dekada më parë dhe aktualisht është përcaktuar nga një direktivë e BE-së e vitit 2001.
Sipas ligjit të vitit 2001, orët kthehen këtë të diel dhe çdo të dielë të fundit në tetor, për t’u vendosur sërish të dielën e fundit të marsit.
Ndërsa një konsultim online mbi praktikën e kryer nga Komisioni në vitin 2018 gjeneroi një rekord prej 4.6 milionë përgjigjesh, nga të cilat 84% favorizuan heqjen e ndryshimit të orës.
Por, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mori detyrën, më pas shpërtheu pandemia COVID dhe planet ngecën.
Siç raportohet, ajo do të fillojë mandatin e saj të dytë në krye të ekzekutivit të BE-së brenda disa javësh dhe ekipi i saj kryesor prej 26 komisionerësh do të dorëzohet për seancat dëgjimore të konfirmimit nga eurodeputetët, duke filluar nga 4 nëntori.
Komisioni kishte konkluduar më parë se, “ndërsa shmanget fragmentimi, shtetet anëtare janë në vendin më të mirë për të vendosur nëse duan të mbajnë orën e përhershme verore apo dimërore”.
Ndryshe, Turqia në vitin 2016 ka marrë vendim që mos ta ndryshojë më orën gjatë periudhës së dimrit, por do qëndrojë në orën e verës gjatë gjithë vitit, në mënyrë që të shfrytëzojë ditën më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit