LAJMI I FUNDIT:

Këtë fundjavë në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror

Këtë fundjavë në Shkup do të bëhet dezinsektim ajror

Bashkia e Shkupit i njofton qytetarët se me datë 01.06 dhe 02.06.2024 (e shtunë dhe e diel) në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim ajror në zonën e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave.

Bashkia e Shkupit njofton se nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë dezinsektimin, ai do të kryhet ditën e nesërme, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

“Njoftohen bletarët që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve”, thonë nga Bashkia e Shkupit.