Lionel Messi ka folur për gjestin e Manuel Ugartes në ndeshjen e humbur të Argjentinës ndaj Uruguait në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Argjentina u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Uruguai me golat që u shënuan nga Ronald Araujo dhe Darëin Nunez.


Megjithatë, ndeshja u përshkua me tensione dhe ndëshkime nga të dyja ekipet, ku nuk munguan edhe përplasjet e herëpashershme.

Një e tillë ndodhi kur mesfushori uruguaian, Ugarte, iu drejtua me fjalë të ndyta dhe një gjest të rëndë Rodrigo De Paulit për Messin.

Ylli i PSG-së e quajti atë si një "thithës të Messit", duke bëri edhe një gjest të shëmtuar që i ngjan aktit për të cilin po e ‘akuzonte’.

Pas ndeshjes, kapiteni i Argjentinës, Messi nuk ishte i lumtur për sjelljen e Ugartes, duke sugjeruar se ai duhej të "mësonte respektin".

“Preferoj të mos them atë që mendoj për disa gjeste. Por, këta të rinj duhet të mësojnë të respektojnë nga të moshuarit e tyre”.

“Kjo lojë ka qenë gjithmonë intensive dhe e vështirë, por gjithmonë me shumë respekt. Ata duhet të mësojnë pak”, ka thënë Messi. /Telegrafi/

telegrafi sport app