LAJMI I FUNDIT:

Këta miliarderë janë humbësit më të mëdhenj pas rënies së bursës amerikane

Këta miliarderë janë humbësit më të mëdhenj pas rënies së bursës amerikane

Rënia globale e bursës që ndodhi dje zhduku miliarda dollarë nga llogaritë e njerëzve më të pasur në botë dhe aksionet e kompanive më të vlefshme humbën më shumë.

Vlera totale e tregut e shtatë kompanive të mëdha të teknologjisë amerikane – Amazon, Apple, Meta, Alphabet, Microsoft, Nvidia dhe Tesla – ra me më shumë se një trilion dollarë, duke ulur pasurinë e miliarderëve të lidhur me kompanitë e inteligjencës artificiale.

Forbes rendit miliarderët që kanë shënuar humbjet më të mëdha:


1. Jeff Bezos – 8 miliardë dollarë

2. Jensen Huang – 7.9 miliardë dollarë

3. Mark Zuckerberg – 7 miliardë dollarë

4. Larry Ellison – 6 miliardë dollarë

5. Elon Musk – 6 miliardë dollarë

Edhe Waren Buffet humbi miliarda

Humbje të mëdha kanë regjistruar edhe disa miliarderë të tjerë, të cilët nuk janë aq të lidhur me operacionet e përditshme të kompanisë: bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page u bënë më të varfër me më shumë se katër miliardë dollarë secili, ndërsa bashkë-themeluesi i Microsoftit, Bill Gates dhe ish-CEO i kompanisë, Steve Ballmer humbën përkatësisht tre dhe katër miliardë dollarë. E veja e Steve Jobs, Laurene Powell Jobs, humbi rreth 580 milionë dollarë.

2.9 trilion dollarë u fshinë nga stoqet brenda një dite ndërsa frika e recesionit global po rritet
Lexo po ashtu 2.9 trilion dollarë u fshinë nga stoqet brenda një dite ndërsa frika e recesionit global po rritet

E hëna ishte gjithashtu një ditë e keqe për pasuritë e miliarderëve që nuk janë të lidhur me të ashtuquajturën “shtatë madhështore”.

Warren Buffett humbi shtatë miliardë dollarë, evropiani më i pasur, Bernard Arnault, tre miliardë dollarë dhe njeriu më i pasur në Azi, Mukesh Ambani, humbi 4 miliardë dollarë për shkak të rënies së aksioneve.

Indeksi i aksioneve Nikkei i Japonisë ra 12 për qind të hënën, dita e tij më e keqe në gati 40 vjet, ndërsa Stoxx 600 i Evropës ra më shumë se 2 për qind dhe S&P 500 i Amerikës ra më shumë se 3 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Koreja e Jugut arreston presidentin Yoon Suk-Yeol, pas dekretit për ligjin ushtarak

Azia
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Ushtarët koreano-verior po kryejnë vetëvrasje për të mos u kapur nga ukrainasit

Evropa
Kalo në kategori