Gjermania voton sot për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të përcaktojnë kancelarin e ardhshëm. Angela Merkel (CDU) garon kundër Martin Schulz (SPD), ndërsa kërkon mandatin e 4-të në drejtimin e Gjermanisë.
Nëse Merkel rezulton fituesi e zgjedhjeve të sotme, atëherë ajo barazon rekordin e Helmut Kohl që qëndroi për 16 vite me rradhë në krye të Gjermanisë.
Që prej pas kohës së Hitlerit, Gjermania pati kancelarë të ndryshëm, të cilët punuan që shteti të jetë aty ku është sot, shkruan DW.
Në një listë më poshtë, mund të mësoni për tetë liderët të cilët e ngritën Gjermaninë pas Hitlerit.
Këta janë ata:
Kancelari i pajtimit
Konrad Adenauer, CDU, u zgjodh si kancelar i parë i Gjermanisë në shtator të vitit 1949. Adenauer ishte 14 vjet në detyrën e kancelarit dhe figura kryesore në vitet e themelimit të Republikës Federale të Gjermansië. Rindërtimi i strukturave demokratike dhe ekonomike në Gjermaninë Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore janë të lidhura në mënyrë të pandashme me emrin Adenauer.
Kancelari i bumit ekonomik
Ludwig Erhard, CDU, ka qenë ministër i Ekonomisë gjatë qeverisjes së Konrad Adenauer. Kancelar nga viti 1963-1966, Erhard konsiderohet si krijues i “Mrekullisë Ekonomike“ të viteve të pasluftës. Në politikën e jashtme Erhard veçanërisht i kushtoi rëndësi marrëdhënieve me SHBA dhe Izraelin. Përveç kësaj, ai filloi bashkëpunimin tregtar me Poloninë, Rumaninë, Hungarinë dhe Bullgarinë.
Kancelari i afrimit me Lindjen
Kurt Georg Kiesinger, CDU, u bë Kancelar në vitin 1966 si udhëheqës i koalicionit të parë me bazë të gjerë midis CDU/CSU dhe SPD. Kjo qeveri që zgjati deri në vitin 1969 e vendosi theksin në politikën ekonomike dhe atë financiare. Ai përmirësoi marrëdhëniet me fqinjët e Evropës Lindore, duke filluar marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë dhe Rumaninë.
Kancelari nobelist i paqes
Willy Brandt, SPD, është kancelari i parë i SPD-së. Politika Liberale me slloganin “më shumë demokraci“ e një politikë e re në hapje drejt Lindjes janë e veçanta e mandatit të tij si kancelar. Brand në vitin 1972 u nënshkrua një Traktati për Fqinjësi të Mirë mes dy Gjermanive. Më 1971 Willy Brandt u nderua me çmimin Nobel të Paqes për kontributin e tij në pajtimin mes Lindjes dhe Perëndimit.
Kancelari i çtensionimit
Helmut Schmidt, SPD, kancelar nga viti 1974-1982. Ai u ballafaqua me kriza ekonomike e me luftën kundër terrorizmit të “Fraksionit së Ushtrisë së Kuqe“(RAF). Kancelari Schmidt e kishte të qartë, se problemet ekonomike kalohen vetëm përmes bashkëpunimit me vendet e tjera. Në vitin 1975 së bashku me presidentin francez Valerie Giscard d’Estaing ai filloi takimet e rregullta të ekonomive të mëdha.
Kancelari i bashkimit
Helmut Kohl, CDU, ishte 16 vite kancelar i Gjermanisë. Për shumë njerëz ai ka mbetur ende si “Kancelari i Bashkimit“ në kujtesë. Në vitet 90-të Helmut Kohl këmbënguli në zgjerimin dhe thellimin e Bashkimit Evropian. Meritat e tij në Evropë dhe konsiderimi si „babai“ i Euro-s, i sollën Kohlit çmimin „Qytetar Nderi i Evropës“. Ai është kancelari që ka udhëhequr më së gjati qeverinë gjermane.
Kancelari i reformave
Gerhard Schröder, SPD, ishte Kancelari i parë me një shumicë të SPD dhe partisë së Gjelbër. Qeverisja e tij u karakterizua prej misionit të NATO-s në Kosovë. Menjëherë pas marrjes së detyrës qeveria e Gerhard Schröder u përball me vendimin për të dërguar ushtarë jashtë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania mori pjesë në aksionin e NATO-s për të sjellë paqen në Kosovë.
Kancelarja e ekuilibrave
Angela Merkel, CDU, është që nga 22 nëntori 2005 kancelare e Gjermanisë. Profesorja në fushën e fizikës është gruaja e parë që udhëheq qeverinë e Gjermanisë. Ajo u rrit në Gjermaninë Lindore. Gjatë qeverisjes së Angela Merkelit, Gjermania fuqizoi edhe më tej pozitën si eksportuesi më i rëndësishëm i botës dhe uli numrin e papunësisë në nivelin më të ulët që nga koha e bashkimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker