LAJMI I FUNDIT:

Këta janë kandidatët që garojnë për kryetar të komunave në balotazh

Këta janë kandidatët që garojnë për kryetar të komunave në balotazh

Nga 38 komuna të Kosovës, pas rezultateve të 22 tetorit, 19 prej tyre kanë shkuar në balotazh.

Komunat që kanë shkuar në balotazh janë: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Dragashi, Vushtrria, Malisheva, Kamenica dhe Kllokoti.

Për komunën e Prishtinës në  rrethin e dytë zgjedhor përballen kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti dhe ai i LDK-së Arban Abrashi.


Në Gjakovë kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila dhe kandidati i AAK-së Ardian Gjini.

Në Gjilan Lutfi Haziri i LDK-së me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes.

Valdete Idrizi nga PDK shkon në balotazh me Agim Bahtirin e AKR-së, derisa në Prizren gara do të zhvillohet në mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Mytaher Haskukës nga VV.

Në Ferizaj balotazh do të ketë në mes Agim Aliut të PDK-së dhe Muharrem Sfarqës së LDK-së.

Edhe komuna e Istogut është në balotazh, ku gara do të zhvillohet në mes Haki Rugovës së LDK-së dhe Gani Dreshajt të AAK-së.

Në Obiliq, Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK.

Podujevë: Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potetra nga VV, ndërsa në Kaçanik Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra VV.

Në Kamenicë garojnë  Qëndron Kastarati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK, ndërsa në Shtime Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti kandidat i pavarur.

Në Rahovec do të përballen në raundin e dytë zgjedhor Smajl Latifi nga AAK dhe Idriz Vehapi PDK, derisa në Suharekë Bali Muahrremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes  Ferit Idrizit nga PDK dhe Xhafer Tahirit nga LDK, ndërsa në Klinë në mes Sokol Bashotës së PDK-së dhe Zenun Elezaj të AAK-së.

Në Malishevë Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK, ndërsa në Kllokot Strahinja Spasiç nga Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga GI.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori