Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të mbajë të martën, duke filluar nga ora 14:00 , Kuvendin e tij zgjedhor e ku pritet të votohet për kryetarin/en dhe anëtarët e Bordit të këtij Asociacioni.
Kandidaturën për udhëheqjen e AGK-së deri më tani e kanë bërë publike tre gazetarë:.
Alban Selimi nga Radio Televizioni i Kosovës, Gentiana Begolli po ashtu nga Radio Televizioni i Kosovës si dhe Fitim Gashi nga Koha Ditore.
Që të tre kandidatët tashmë kanë bërë publike kandidaturën e tyre dhe kanë treguar edhe arsyet e kandidimit të tyre.
Alban Selimi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se kandidimi i tij vjen pas një përvoje të gjatë pune që ka dhe duke qenë në lëkurën e gjithsecilit gazetarë.
“Pas një pune dhe angazhimi të pashoq të ish-anëtarëve të Bordit të AGK-së, veprimi i dorëheqjes së tyre për t’i hapur rrugë krijimit të kuorumit për zgjedhjen e ligjshme të kryetarit dhe anëtarëve të rinj, tregon edhe një herë se gazetarët bëjnë diferencën në mes të mirës vetanake dhe asaj të përgjithshme. Duke qenë në lëkurën e gjithsecilit, si kandidat për kryetar të AGK-së, i falënderoj gjithë ish-anëtarët e Bordit, që i hapën rrugë këtij procesi të rëndësishëm në një moment reformash në AGK, për çka ata do të kryesojnë të jenë meritorë”, ka shkruar Selimi që tutje ka përmendur pesë pika të cilat synon t’i realizojë përmes pozitës së kryetarit të AGK-së.
“Këto detyra burojnë nga vështirësitë dhe sfidat tona të përditshme që i kemi në terren gjithsecili prej nesh. Prandaj, me besimin tuaj si kryetar i AGK-së synoj që: 1. Ta luftoj çdo padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të punës së gazetarëve përbrenda shtëpive mediale pa dallim; 2. Do trokas në gjitha zyrat e informimit të institucioneve të Kosovës kryesisht në ato qendrore, duke mos i përjashtu as ato lokale për t’i takuar përgjegjësit e këtyre zyrave, ku në prezencë edhe të eprorëve të tyre, do të kërkoj që këto zyra të mos jenë më një mekanizëm neutralizues për gazetarët, por se të njëjtat duhet të jenë në shërbimin të gazetarëve, duke iu ofruar një qasje sa më të lehtë dhe gjithëpërfshirëse në marrje të përgjigjeve; 3. Ndër sfidat më të mëdha të gazetarëve sot mbetet qasja në dokumente zyrtare, prandaj pareshtur do të angazhohem dhe do të jem zëri juaj i fuqishëm që këto kërkesa të real izohen nga institucionet siç edhe obligohen me ligj; 4. Do të provoj të rris transparencën gjatë periudhës së ndarjes së çmimeve për gazetarë, kudo që e përfshirë të jetë AGK. Me këtë rast, me miratimin edhe të Bordit, synim mbetet që gjatë procesit të vlerësimit të ketë edhe prezencë monitorimi nga vet institucionet medial”, ka shkruar ai duke elaboruar pak më tepër pikën e pestë.
Sipas tij, pasi që AGK tanimë ka krijuar bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë siç janë Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Këshilli Gjyqësor dhe mekanizmat tjerë relevant, si kryetar i AGK-së në pikën e pestë ai synon që ta thellojë këtë bashkëpunim.
“…dhe të konsolidoj edhe më shumë bashkëpunimin me këto institucione, ku çdo kërcënim apo sulm që mund t’iu bëhet gazetarëve, AGK e udhëhequr nga unë do të jetë pranë institucioneve përkatëse në mënyrë që të kemi një trajtim dhe reagim sa më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirës të sulmeve, kërcënimeve apo çfarëdo rreziku tjetër që i ekspozohen gazetarët. Andaj, të nderuar kolegë, me mbështetjen tuaj, të gjitha këto synime do të jenë të realizueshme”, ka shkruar Selimi.
Edhe Fitim Gashi nga Grupi Koha, dhe gazetarë që mbulon çështje të politikës në gazetën Koha Ditore, ka treguar arsyet e kandidimit të tij për kryetar të Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
“Vendosa të garoj pas propozimit dhe mbështetjes së kolegëve brenda kompanisë ku punoj aktualisht – Grupit KOHA (Koha Ditore, KTV, Koha.net, Tv Arta), por edhe përkrahjes së kolegëve gazetarë nga mediet e tjera, me shumë prej të cilëve për 12 vjet kemi rrugëtuar bashkërisht. Kjo do të jetë një sfidë e re për mua, të cilën assesi nuk do ta konsideroj si privilegj, por përgjegjësi. Do të jetë përgjegjësi për faktin se punojmë në një ambient të vështirë ku nuk respektohet liria e shprehjes, ku gazetarët kërcënohen, fyhen e shantazhohen; nuk u lejohet qasja në informata e ku pushteti dhe politikanët ndërmarrin nisma ligjore, me qëllimin që t’i disiplinojnë e heshtin gazetarët dhe mediet”, ka thënë Gashi.
Duke treguar tutje se programin e plotë me të cilin po kërkon mbështetjen e kolegëve të tij do ta paraqes të martën gjatë kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të bordit dhe anëtarëve të tij.
Gazetarja Gentiana Begolli ndërkaq nuk ka dashur të flas shumë për arsyen e kandidimit të , ngase tha se “si gazetarë, si asnjë komunitet tjetër, jemi ngopur nga fjalët”.
“Se çka dhe sa kemi punuar secili prej nesh, sa gëzojmë respekt për punën e bërë, çfarë integriteti njerëzor e profesional kemi, e dini më së miri edhe vet ju. Andaj ju ftoj që me 31 korrik të zgjidhni përfaqësuesin që ju mendoni se e meritoni. Ju falënderoj të gjithë juve që më mbështetët herën e parë, e që do të jeni përkrah meje edhe me 31 korrik…Na priftë e mbara bashkërisht”, ka shkruar ajo në profiling e saj në Facebook.
Ndryshe, AGK ka mbetur pa kryetar bordi dhe pa bord që prej nëntorit ë vitit të kaluar kur kryetari I asokohe Shkëlqim Hysenaj është dorëhequr.
“Kur e morëm përsipër ri funksionalizimin e AGK-së, e kishim në dispozicion vetëm një folder (certifikatë), ndërkohë që për një kohë të shkurtër arritëm që të rikthejmë komunikimin me donatorë dhe partnerët: vendor, regjional e ndërkombëtar. U bëmë pjesë e EFJ, IFJ, Rrjetit Regjional dhe me e rëndësishmja ishte arritja e komunikimit normal dhe vendosjes së standardeve të reja të bashkëpunimit, me Prokurorinë e Shtetit, Gjykatat dhe Policinë e Kosovës, gjithmonë me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë së gazetarëve në vend”, kishte shkruar Hysenaj asaj kohe duke kërkuar që AGK të përkrahet tutje.
“Pa u zgjatur shumë, dua të kërkoj nga të gjithë kolegët gazetarë që të përkrahin gjithmonë AGK-në, jo vetëm atëherë kur kanë nevojë (kjo ndodh shpesh), porse edhe atëherë kur mund të japin ndonjë kontribut profesional që do të mund të ndikonte në përmirësimin e pozitës së gazetarëve si dhe rritjen e standardit profesional të raportimit në media”, ka thënë ai.
Drejtori i sapo emëruar i AGK-së, Petrit Çollaku ka treguar për KosovaPress se përpos këtyre kandidimeve që janë publikuar mund të ketë edhe të reja që pranohen në ditën e Kuvendit zgjedhor.
Kushdo që merr postin e kryetarit të bordit do të përfundojë mandatin e lënë në gjysmë nga Hysenaj që i bie një vit e gjysmë. Mandati i kryetarit të AGK-së është tre vjeçar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian