Morën vota të mjaftueshme për deputetë, por, 11 nga 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit kanë vendosur që të sfidojnë veten edhe për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.
Lëvizja Vetëvendosje prinë me numrin më të madh të kandidatëve të cilët janë zgjedhur deputetë, por që do të garojnë për kryetarë.
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, edhe pse ka marrë shumë vota për deputet, menjëherë pas zgjedhjeve ka liruar postin për të garuar sërish për të parin e Prishtinës, raporton RTV21.
VV ka kandiduar edhe deputetin Driton Çaushi për kryetar të Gjakovës, Faton Topallin për Ferizajn, Mytaher Haskukën për Prizrenin, Sami Kurteshin për Gjilanin dhe Qëndron Kastratin për Kamenicën.
PDK kësaj radhe ka vendosur që në zgjedhjet lokale të garojë me emra të rinj. Vetëm dy nga ta janë deputetë të zgjedhur.
Nga PDK-ja për kryetar komune të Gjilanit do të garojë Zenun Pajaziti, ndërsa për Ferizaj Agim Aliu, të dy deputetë të zgjedhur.
Nga Nisma për Kosovën për kryetar komune të Prizrenit do të garojë Zafir Berisha, ndërsa Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa e cila është zgjedhur si deputete e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në ka vendosur që të garojë në Gjakovë.
Edhe LDK-ja nuk ka kandiduar për kryetar të komunave ndonjë deputet të zgjedhur, përveç në Prishtinë.
Partia e Isa Mustafës ka vendosur që kësaj radhe në Prishtinë të garojë me Arban Abrashin, deputet i zgjedhur dhe ish-ministër në Qeverinë Mustafa.
AAK-ja nuk ka kandiduar asnjë deputet për kryetar komune.
Fillimisht është përfolur se Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit, por AAK në këtë qytet do të garojë me Bashkim Ramosajn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Dikush mund të bëjë lista për punësime, por deri sa jam unë kryeministër kjo nuk do të ndodhë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë