Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, takohet me Enver Hoxhajn

Një këshilltar i Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është duke qëndruar në Kosovë.
Jan Hecker, këshilltar për politikë të jashtme i Kancelares gjermane Angela Merkel, është takuar sot me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj përmes një postimi në Twitter.
“Kënaqësi ta kemi në Prishtinë, Jan Hecker, këshilltarin e kancelares Merkel, për të diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme Kosovë-Gjermani, për zhvillimin politik në Kosovë dhe rajon, perspektivën në BE dhe liberalizimin e vizave. I jemi mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e miqësinë e vazhdueshme”, shkroi Hoxhaj.
Javën e kaluar, Kancelarja Merkel priti në Berlin Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi edhe për Kosovën. /Telegrafi/






































