Përfaqësuesit e organizatës “Këshilli i Veriut”, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me arrestimin e drejtorit të Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili ditë më parë është arrestuar në Serbi.
Në një konferencë për media, të mbajtur sot në urën e Ibrit, përfaqësuesit e shqiptarëve nga veriu i Kosovës, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të merren seriozisht me fatin e drejtorit të policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi.
Nazmi Ismajli, kryetar i “Këshillit të Veriut”, ka thënë se institucionet vendore duhet të veprojnë sa më shpejt në lirimin e tij.
“Në emër të këshillit të veriut kërkojmë lirimin e drejtorit regjional Nehat Thaçit, që po mbahet padrejtësisht në burg për kontributin dhe mundin e tij, i jemi mirënjohës. Dhe njëherë kërkojmë dhe bëjmë thirrje institucioneve vendore që ai njeri të lirohet sa më shpejt nga burgu…”, tha Ismaili, raporton Telegrafi.
Ai po ashtu tha se është i vetëdijshëm që ai ka qenë drejtor i jugut, por sipas tij ai njeri ka dhënë kontribut të suksesshëm edhe në veri.
Ndërsa, përfaqësuesi i lagjes së ‘Boshnjakëve’, Vehbi Beqiri tha se “Ne ‘Këshilli i Veriut’ kërkojmë lirim të pakusht të drejtorit të policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi, i cili është kidnapuar nga forcat fashiste të Serbisë dhe po mbahet padrejtësisht në kazamatet serbe… E ftojmë Edita Tahirin, që të merret seriozisht me lirimin e tij, ndryshe le të jap dorëheqje. Dorëheqje ish dashtë me dhënë edhe Shpend Maxhuni, Skënder Hyseni. Nuk ka kuptim se si një komandantë siç është Nehat Thaçi po mbahet padrejtësisht në burg”, tha ai.
Beqiri po ashtu tha se po habiten me neglizhencën e komandantëve të policisë në jug se si nuk marrin iniciativë për të dalë në protestë për lirimin e Nehat Thaçit.
Ndryshe, eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, u arrestua më 27 shtator në hyrje të Serbisë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish të Serbisë, nën akuza për terrorizëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?