Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) të premten ka vendosur për anulimin e vendimit të 19 marsit 2024, me të cilin vendim ishte vendosur për transferimin e prokurorit Arben Ismajli nga Prokuroria e Apelit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Vendimi për anulimin e transferimit të Ismajlit u mor me shtatë vota pro, dy kundër dhe dy abstenime.
Anëtarët që votuan kundër ishin Arian Gashi dhe Veton Shabani, ndërsa abstenuan anëtarët Visar Krasniqi dhe Jehona Grantolli.
Lidhur me këtë vendim, kryesuesi i Këshillit, Ardian Hajdaraj tha se ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit më 25 mars ka përcjellur në Këshill një kërkesë të kryeprokurorit të PSRK-së, Blerim Isufajt për anulimin e vendimit për transferimin e Arben Ismajit në PSRK.
Ndërsa, kryeprokurori Kelmendi tha se Isufaj ka kërkuar që të anulohet vendimi për transferim dhe çështja të rivendoset bazuar në legjislacionin në fuqi.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës na është drejtuar mua dhe kryesuesit të Këshillit për anulimin e vendimit për transferim të përhershëm dhe rivendosje bazuar në legjislacionin në fuqi. Në këtë letër zotëri Isufaj ka kërkuar që zotëri Arben Ismajli ose thjesht për zotërinë Arben Ismajli të ripërsëritet procedura, fillimisht sipas kryeprokurorit të PSRK-së konkursi ka qenë për avancim në PSRK, proces që është i hapur në KPK dhe është në zhvillim e sipër, në ndërkohë prokurori Ismajli i është drejtuar KPK për transferim të përhershëm”, tha Kelmendi.
Sipas Kelmendit, Isufaj kërkesën e tij e ka bazuar me arsyen se prokurori Ismajli është dashur të marrë pëlqimin e kryeprokurorit të Apelit për transferim si dhe të respektohen procedurat e rregullores në fuqi.
Ndërsa, kryesuesi Hajdaraj tha se rregullorja ka zbrazëtira dhe duhet të plotësohet dhe ndryshohet lidhur me këtë pikë.
Anëtari Veton Shabani lidhur me këtë çështje tha se kandidati nuk duhet të pësojë për gabimet eventuale që ka mundur t’i bëjë Këshilli. Pra, sipas tij kandidatit duhet t’i jepet njëra mundësi ose ajo e vendimit për transferim ose ajo e aplikimit në konkurs.
Tutje, Shabani tha se po krijohet standard dhe praktikë për të ardhmen dhe se me herët KPK ka marr këto lloj vendime duke transferuar prokuror nga niveli më i lartë në nivelin më të ulët.
Ndërsa, anëtarja Grantolli tha se për të dal nga kjo situatë është e rëndësishme që të ndryshohet rregullorja dhe të bëhen ndryshime të dispozitave për transferimin e prokurorëve.
“Jemi në një situatë jashtëzakonisht delikate, shumë të ndjeshme sepse po bëhet fjalë për avancimin e prokurorëve tanë brenda sistemit prokurorial. Në anën tjetër unë e kam thënë edhe para këtij transferimi që kërkesat e prokurorëve ndonjëherë vërtet për mua personalisht janë qesharake, sepse prokurorët fillimisht duhet të dinë në karrierën e tyre se ku dëshirojnë të shkojnë dhe nuk duhet të tolerojë Këshilli që të bëjnë kërkesa ndoshta të pavenda, sepse po na bien edhe neve në një situatë jashtëzakonisht kritike. Dhe tani që e kemi përpara këtë kërkesë duhet të dijmë si të dalim nga kjo situatë, ndoshta më së miri do të ishte që të bëhej edhe një herë rishikimi i rregullores të përcaktoheshin qartë rregullat, të përcaktohej qartë dispozita me të cilën do t’i lejohet prokurorit që të avancohet ose transferohet në cilat raste dhe kur”, tha anëtarja Grantolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, lidhur me këtë çështje edhe anëtari tjetër, prokurori Jetish Maloku ka kërkuar që të rishikohet rregullorja.
Kryetari i Komisionit për Çështje Normative, anëtari Armend Zenelaj tha se Këshilli vendimin për transferimin e Ismajlit e ka marr pa e analizuar mirë, e këtë sipas tij e kishte thënë edhe në takimin e kaluar.
Në fund kjo pikë e rendit të ditës u hodh në votim për anulimin e vendimit të lartcekur.
Pas kësaj, u.d kryeprokurori Besim Kelmendi shtoi se Komisioni do të vazhdojë trajtimin e të gjitha aplikacioneve duke përfshirë edhe trajtimin e aplikacionit të Arben Ismajlit për transferimin e tij nga Prokuroria e Apelit në Prokurorinë Speciale.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë kur KPK ka marr vendime për transferim nga niveli më i lartë në nivel më të ulët.
KPK edhe më herët kishte vendosur për transferime nga niveli më i lartë i prokurorisë në një nivel më të ulët. Një vendim të tillë KPK-së e kishte marrë në takimin e 15 janarit 2024, ku kishte aprovuar kërkesën e prokurorit Shpetim Peci për t’u transferuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Ndryshe, KPK gjatë këtij takimi ka ndryshuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit, ashtu që në vend të prokurorit Xhevdet Bislimi ka caktuar anëtarin Arian Gashi në përbërje të Komisionit.
Deri tek ky vendim erdhi pas kërkesës së prokurorit Bislimi i cili ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore kërkon të lirohet nga detyra.
Po ashtu, KPK ka bërë edhe plotësim/ndryshimin e vendimit për themelimin e Komisionit për Rishqyrtim, ku anëtar i këtij komisioni është caktuar Visar Krasniqi.
Takimi ka vazhduar me dyer të mbyllura ku pritet të diskutohet për rastin disiplinor të prokurorit Armend Hamitit, për të cilin Kushtetuesja e ka kthyer në rivendosje tek Supremja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025