Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten (05 maj) se në afërsi të shkollës “Gjergj Fishta” në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ka arrestuar një person tek i cili ka gjetur substanca narkotike dhe armë. Lidhur me këtë rast ka reaguar Këshilli i Prindërve i Komunës së Prishtinës, duke kërkuar nga institucionet e sigurisë që të sigurojnë më shumë siguri për nxënësit.
Në reagimin e Këshillit të Prindërve të Komunës së Prishtinës, thuhet se “raportimi i radhës në media i arrestimit nga Policia e Kosovës edhe të një personi afër një shkolle fillore në Prishtinë. Policia e konfirmoi edhe me foto se të njëjtit i janë gjetur një numër armësh, mjete të rrezikshme dhe drogë (e llojit marihuanë)”.
“Duam me këtë rast të përgëzojmë angazhimin e Policisë së Kosovës, dhe të gjitha organeve të sigurisë, që e kanë shtuar prezencën dhe aktivitetin afër shkollave në kryeqytet”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Më tej Këshilli i Prindërve thotë se “ky rast në Prishtinë, sikurse edhe plot të tjerë, edhe në qytete të tjera të Kosovës, e konfirmojnë shqetësimin tonë të vazhdueshëm se kemi prezencë të individëve me profil kriminal në afërsi të institucioneve edukativo-arsimore të të gjitha niveleve në Prishtinë. Kjo përbën rrezik të shumanshëm e kurrsesi nuk duhet toleruar”.
“Lusim Policinë e Kosovës dhe gjitha strukturat e rendit që të rrisin edhe më shumë aktivitetin dhe prezencën përreth shkollave, dhe të jenë plotësisht të pakompromis ndaj individëve të tillë. Po ashtu kërkojmë sa më shpejt të zbatohet projekti i vendosjes së kamerave në afërsi të shkollave”.
“Gjithashtu i lusim të gjithë prindërit që të jenë më vigjilentë, të komunikojnë vazhdimisht me fëmijët dhe të bashkëpunojnë e raportojnë të gjitha rastet e dyshimta në Policinë e Kosovës. Pa bashkëpunimin e të gjithëve luftimi i këtyre rasteve bëhet më i vështirë”.
“Po këtu, duam t’i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë në vend që ta marrin me seriozitetin më të madh ruajtjen e sigurisë së fëmijëve në shkolla dhe pranë tyre, duke përdorur çdo mjet të mundshëm ligjor. Gjithashtu, kërkojmë rishikimin e masave ligjore që dënimet për aktivitetet kriminale dhe shkeljes së ligjeve afër shkollave, sipas një perimetri të nevojshëm të sigurisë, të jenë edhe më të rrepta e më të ashpra sesa janë tani. Nuk duhet të lejohet assesi që prindërit të kenë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, apo që fëmijët të ekspozohen çfarëdo rreziku nga individë kriminelë apo të papërgjegjshëm”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës