Në takimin e parë të Këshillit Nacional Këshilldhënës të Infermierisë është kërkuar që të bëhet një diferencim sa i përket pagesës së infermierëve, sipas profilit të tyre të shkollimit.
Sipas njoftimit për media pagesa e infermierëve sipas profilit të shkollimit, ishte vetëm njëra nga kërkesat e para të bëra në takimin e parë të Këshillit Nacional Këshillëdhënës të Infermierisë të themeluar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj ka thënë se gjitha propozimet që do të jepen nga ky këshill do të dërgohen në organet e OIK që komitetit infermieror t’i dilet në ndihmë.
Natyra Karahoda, kryesuese e Këshillit Nacional Këshillëdhënës të Infermierisë ka thënë se shpreson që do të ndihmojë në kapacitetet e saja.
“Si çdoherë do ta keni mbështetjen time në fuqizimin e infermierisë në Kosovë për arsye se thellë mendoj se është një fushë e cila është shumë specifike dhe e rëndësishme”, ka thënë ajo.
Karahoda ka thënë se shprehë kënaqësinë që ka arritur të shohë një evolucion ku në Kosovë vlerësohet puna dhe rëndësia e infermierisë për dallim prej viteve pas lufte.
Hysni Bajrami, zv.kryetar i këtij këshilli ka thënë se ky forum ka mbledhur eminencën e infermierisë dhe është krijuar një mekanizëm politik bërës.
“Ajo që ne mendojmë se shkon në favor të interesit profesional, diskutohet këtu në këshill e pastaj të shkojnë politikat tek organet e Odës”, ka thënë ai.
Bajrami ka thënë se jo rastësisht në këtë këshill janë edhe përfaqësuesit infermieror të Shqipërisë.
“Kemi shumë retorikë se po bashkohemi, por janë disa çështje praktike që ballafaqohemi. Ka mbaru qytetari i Kosovës licencën në Shqipëri, Kosova nuk e pranon, ka dhënë provim shtetëror në Shqipëri, Kosova nuk e pranon. Gjërat më elementare që mund të rregullohen”, ka thënë Bajrami.
Blerina Duka kryetare e urdhrit infermieror në Shqipëri, ka thënë se beson që kjo tryezë është një ide jashtëzakonisht e mirë që do të shërbejë për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Kjo na mundëson të punojmë bashkë në të mirë të komunitetit”, ka theksuar ajo.
Muharrem Arifi, anëtar i këshillit, ka thënë se duhet menjëherë të fillohet me propozime konkrete. Ai ka thënë se një ndër to është të kryhet pagesa sipas kualifikimeve, për infermierët e diplomuar në fakultet apo ata me shkollë të mesme.
Ndryshe, ky këshill, që është formuar para një muaji, e që do të propozoj Odës masa për mbrojtjen, prezantimin dhe avancimin e interesave profesionale të anëtarëve të OIK, si dhe promovimin e standardeve të larta të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje