LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni mbështet referendumin

Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni mbështet referendumin

Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni (KISH) sot në një konferencë për shtyp ka bërë thirrje që qytetarët të përkrahin referendumin për marrëveshjen me Greqinë dhe më 30 shtatori të votojnë “pro”.

Nga KISH thanë se mbështetjen e tyre e kushtëzojnë me ndryshimet kushtetuese, të cilat do të vijojnë pas referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë apeloj që shqiptarët dhe gjithë të tjerët të marrin pjesë në referendum, sepse këtu bëhet fjalë për të ardhmen. Me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe me fillimin e procedurës për pranim në BE do të hapen shumë çështje lidhur e Kushtetutën. Do të hapet edhe rruga për të bërë ndryshime kushtetuese edhe në favor të shqiptarëve. Ne kërkojmë që të jemi të barabartë”, deklaroi Nevzat Halili nga KISH.


Kërkesat e tyre intelektualët shqiptarë i përmblodhën në një memorandum, të cilin do t’ia dorëzojnë Qeverisë, Kuvendit dhe faktorit ndërkombëtar./Telegrafi/