Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) është ende në pritje të raportit nga paneli hetimor në lidhje me veprimet e gjyqtarit Agim Kuçi, i cili pasi dënoi me 25 vite burgim Enver Sekiraqën e la në liri.
Nga ky institucion shkurt kanë thënë se paneli ka kohë që brenda 3 muajve ta hartojë raportin dhe se ende nuk e kanë pranuar atë.
“Paneli Hetimor brenda periudhës prej 3 muajve duhet të hartoj raportin mbi faktet dhe provat e mbledhura të cilin raport ia dorëzon KGJK-së. Në këtë rast, KGJK ende nuk e ka pranuar raportin”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Veprimet e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po shihen si paradoks nga ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani.
“Gjyqtari nuk kishte të drejtë të merrej me këtë masë, d.m.th. masën e arrestit shtëpiak, por do të duhej të vendoste trupi gjykues. Është pak paradoks që të dënohet dikush me 25 vjet burgim dhe t’i hiqet edhe masa e arrestit shtëpiak. Për mua ka qenë shumë më e arsyeshme dispozita që ka qenë deri më 2023, kur në mënyrë eksplicite ka qenë norma kur gjykata i cakton dikujt burgim deri në 5 vjet automatikisht ai shkon në paraburgim”, ka thënë Hasani.
Ndërkohë, edhe një ish-kryetar gjykate, Hasan Shala i Apelit, thotë se rastet e tilla duhet të trajtohen me prioritet nga Këshilli, porse mund të marrin kohë më shumë.
“Në rastin konkret Këshilli Gjyqësor ka marr masën më të rëndë e ka suspenduar gjyqtarin dhe tash janë duke u bërë hetimet edhe në kuadër të KGJK-së komisionit disiplinor. Por ndoshta këtu kemi të bëjmë edhe për një dyshim me vepër penale. E, nëse kemi me këtë atëherë kjo merr kohë”, tha Shala.
Gjyqtari Agim Kuçi, në shpalljen e aktgjykimit dy muaj më parë, e kishte lënë të lirë Sekiraqën, i cili ishte në arrest shtëpiak.
E, pasi Apeli vendosi që i njëjti të kthehet në paraburgim, policia nuk e kishte gjetur të njëjtën në shtëpi, duke e shpallur atë në kërkim.
Megjithëkëtë, institucionet përfshirë Ministrinë e Drejtësisë nuk janë lëshuar në informata nëse ndaj tij është kërkuar urdhërarrest ndërkombëtar dhe për hapat e ndërmarr me arsyetimin se kjo është çështje konfidenciale. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Janevska: Për shtatë vite ka 17 mijë nxënës më pak dhe numri i studentëve është zvogëluar për shtatë mijë

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe