Kaos në shkollën fillore Faulk në West Memphis, Arkansas, gjatë një ceremonie diplomimi më 28 maj, pasi shpërtheu një sherr mes të rriturve të pranishëm.

Një video e shpërndarë gjerësisht në disa platforma të rrjeteve sociale tregon një debat verbal mes disa grave që përshkallëzohet në një përleshje fizike, me dy burra që fillimisht përpiqeshin të ndërhynin, por së shpejti iu bashkuan sherrit.


Pamjet shqetësuese kapën fëmijët duke qarë dhe duke iu lutur të rriturve të ndalonin, ndërsa të pranishmit e tjerë dolën me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Shkaku i sherrit mbetet i paqartë.

Bëhet e ditur se distrikti shkollor i West Memphis e dënoi incidentin, duke e quajtur sjelljen të papranueshme dhe duke premtuar pasoja për të përfshirët. /Telegrafi/